Themelohet Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57-të mori vendimin për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoni.

Zyra e Shtypit e kësaj qeverie tha se “për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, qeveria në seancën e sotme mori vendimin për themelimin e këtij institucioni kombëtar”.

”Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë do të jetë një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës”, shtoi kjo zyrë./ KultPlus.com