Momenti i artë kur u zbulua arkivoli i faraonit të Egjiptit (FOTO)

Imazhi i varrit të Tutankhamun është i njohur në të gjithë botën.

Megjithatë një fotografi e jashtëzakonshme e arkeologut Howard Carter, duke zbuluar ngadalë arkivolin e Faraonit egjiptian, nuk është parë kurrë me ngjyra deri më tani.

Marrë nga fotografi arkeologjik Harry Burton më 28 tetor 1925, fotografia origjinale nuk e jep siç duhet vlerën e zbulimit, as madhështinë e arit dhe shkëlqimin blu të gurëve të çmuar.

Maska e hollë e vdekjes e Mbretit 18-vjeçar u krijua me ar, qelq dhe gurë të çmuar.

Fotografia është pjesë e një grupi prej 1.400 fotografish të mrekullueshme që dokumentojnë gërmimet e Luginës së Mbretërve, nga zbulimi i varrit të Faraonit të Dinastisë së 18-të në 4 nëntor 1922, deri në heqjen e kapakut të arkivolit të tij më të thellë, tre vjet më vonë.

Në pronësi të Institutit të njohur Griffith të Oksfordit, imazhet nga Arkivi Howard Carter tregohen me ngjyra në dokumentarin e ardhshëm të BBC, Tutankhamun In Color. / Burimi: Daily Mail / KultPlus.com