Filmi ‘Army of Thieves’, më i shikuari në Netflix

I publikuar më 29 tetor në Netflix, filmi “Army of Thieves”, i prodhuar nga Zack Snyder, mori vlerësime të ndara, por publiku e ka thënë të veten.

Ngjarja paraprirëse e “Army of the Dead” e kaloi sensacionin koreano-jugor, “Squid Game”, për sa i përket shikueshmërisë.

Vjedhja e parave nga të pasurit është gjithmonë një temë interesante dhe disa nga projektet më të ndjekura të transmetimit të Netflix kanë tërhequr vëmendjen e një audiencë globale.

“La Casa de Papel”, “Lupine” ose “Ozark” na çuan në një fantazmagori rreth pjesës së kënaqësisë që ndodh kur paratë e pista përfundojnë në duart e të drejtëve.

Pas “Batman” dhe “Superman” (por edhe të “Justice League”), Zack Snyder realizoi filmin “Army of the Dead”, për grabitësit e një kazinoje në Las Vegas, e cila është plot me zombie.

Ai u shikua nga afërsisht 75 milionë shikues, gjë që e motivoi Netflix t’i ofronte Snyder një kontratë fitimprurëse dhe ta punësonte për disa projekte të tjera.

Filmi më i ndjekur në Netflix, “Army of Thieves”, u publikua në ditët e fundit të tetorit, që kur rrëzoi “Squid Game” dhe sezonin e tretë të “You”, i cili për pak kohë dominoi sensacionin koreano-jugor./KultPlus.com