Jon Stewart nderohet me çmimin ‘Mark Twain’ për arritjet jetësore si humorist

Një radhë personalitetesh të njohur botëror u mblodhën në Qendrën Kenedi në Uashington me rastin e nderimit të humoristit amerikan Jon Stewart me çmimin ‘Mark Twain’. Ky çmim iu nda për arritjet jetësore si humorist.

Stewart me këtë nder u bë pranuesi i 23-të i çmimit Mark Twain, që është njëri prej çmimeve më të rëndësishme për humor në SHBA.

Ceremonia e nderimit me të u mbajt dy vite me vonesë për shkak të pandemisë së COVID-19. Stewart u bë personi i parë që u shpërbyle me të që prej nderimit të Dave Chappelle në vitin 2019.

Stewart i cili është 59 vjeçar, u vlerësua si shtyllë e televizionit amerikan për 16 vite. Ai me humorin e tij është zhytur në politikë, përfshirë këtu me kritika drejtuar qeverisë.

Ky personalitet, para arritjes së famës në vitin 1999 me shoun The Daily Shou, dështoi me disa shou si nikoqir. Por më në fund ia doli, dhe falë Daily Shout u bë një lloj force kulturore e politike.

Stewart arriti të ndikojë tek njerëzit me humorin e tij edhe jashtë kufinjve amerikan. Kirurgu egjiptian Bassem Youssef filloi një shou modest në YouTube modeluar sipas atij të Stewart, dhe u bë figurë ikonike.

Youssef e ka pranuar se për shoun  e tij është inspiruar nga Stewart, dhe ka thënë se Stewart është dashur të nderohet me këtë çmim  para 15 vitesh.

Që prej largimit nga “The Daily Show” në vitin 2015, Stewart u bë zëri për një radhë çështjesh sociale, si dhe njëri prej atyre që doli në përkrahje të shëndetësisë, përfshirë këtu për ndihmë të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork.

Stewart u kthye sërish si nikoqir në televizion, tani i shout “The Problem with Jon Stewart” në Apple TV+.

Në mesin e të nderuarve të tjerë të çmimit Mark Twain vitet e kaluara janë: Carol Burnett, që ishte më e moshuara nga të gjithë të vlerësuarit, 80 vjeçe, Tina Fey, më e reja, në moshën 40 vjeçe, pastaj Eddie Murphy, Jonathan Winters, George Carlin e Lily Tomlin. Bill Cosby-it në vitin 2018 iu anulua çmimi për shkak të akuzave që iu bënë për ngacmime seksuale./21Media/ KultPlus.com