Ndërron jetë në moshë 81-vjeçare ikona e muzikës botërore

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, ikona muzikore e New Orleans, Art Neville (Arthur Lenon Neville).

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, menaxheri i tij ka bërë të ditur lajmin e hidhur për mediat dhe fansat e Neville.

Mediet a huaja shkruajnë se 81-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, pasditen e së hënës. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Art Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “The Meters” dhe “The Neville Brothers”, me të cilët ka pasur shumë sukses.

Neville ka fituar edhe çmimin “Grammy Awards”. Gjithashtu ai ka marrë një çmim nga organizata “Lifetime Achievement Award” në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet. / KultPlus.com