”M’fal që i qetë s’po mundesh me pushu. Astrit, ti sot je me ne e ne jemi me ty”

Rasti i Astrit Deharit, tashmë në kohët e fundit është kthyer përsëri, kësaj here për tu vënë në dritë cfarë me të vërtetë ka ndodhur me të.

Ngjarja e tij, një vrasje tashmë e konfirmuar, i ka prekur të gjithë, duke bërë kështu që të mirren iniciativa të ndryshme, shkruan KultPlus.

Arti që shpesh është një mënyrë për të prekur në ndërgjegjen e për të zgjuar vetdijen e të tjerëve, kësaj radhe ka shfrytëzuar hapsirën publike për të arritur këtë efekt.

Iniciativën e radhës e ka marrur artistja Fitore Berisha, ku portretit të Astrit Deharit ia ka bashkangjitur edhe një poezi. Poezi kjo që Astritit i drejtohet me një kërkim faljeje për gjithcka që i ka ndodhur atij.

Më fal që ke lindë në këtë vend…
Më fal që shkove shumë heret…
Më fal që s’ka drejtësi…
Më fal çka përjetove në rini…
Më fal që s’të kemi ma ne mesin tonë…
Më fal për krejt zemrat e thyme që i ke lanë…
Më fal që jemi tërbu, e s’jemi ty mujtë ma me luftu…
Mfal që i qetë s’po mundesh me pushu…
Astrit, ti sot je me ne e ne jemi me ty.
Më fal të lutem për krejt çka të kanë ba…
Më fal… / KultPlus.com