Vdes në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se Atalanta Pasko, regjizore montazhi, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një  emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.

Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë. Ne vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurter, montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit`hat Fagut.

U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta për gjuhe-letërsi duke përvetësuar gjuhën frenge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Më pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shte të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

Për montimin e filmit vizatimore “Lisi” u nderua me një çmim të veçantë. Në vitet 90-91 mori pjesë në proceset demokratike dhe bëri disa shkrime në organet e ndryshme të shtypit demokratik. Në vitin 1992 u transferua në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, fillimisht si përkthyese, dhe pas një viti si drejtoreshë e lajmeve të jashtme./ KultPlus.com

Në 113-të vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit, botohen ‘Vargjet e Përzjera’

Shënimet e Mitrush Kutelit botohen të plota në kujdesin e së bijës Atalanta Pasko në një libër, “Vargje të përzjera”.

Në 113-vjetorin e tij të lindjes, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit, përmes studiuesve të letrave shqipe na njeh me veprën e Kutelit, si poet dhe prozator,  i cili pasuroi gjuhën shqipe.

“Mendoj se ditëlindjet e shkrimtarëve janë ngjarje për kulturat që i kanë. Prandaj, ditëlindja e një shkrimtari si Kuteli është ngjarje e jashtëzakonshme, për të kujtuar pasurinë e çmuar që ai i ka bërë gjuhës sonë”, thotë drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

“Libri ka vargje të botuara edhe të pabotuara. Titulli është zgjedh nga vet ai, kur u mendua që të bëhej në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.  Nga ‘Poemi Kosovar’, deri tek “Ankthe dhe vegime”, e “Vargje të pambaruara”, thotë vajza e Kutelit, Pasko.                                                                                                                                                                                                                                                            Studiuesi Kristaq Jorgo ngre pyetjen që Kuteli ka shtruar në të gjallë të tij, Kuteli: A do të më kuptoi njeri pas vdekjes?

“A do të më kuptoj njeri pas vdekjes? Le të përqendrohemi në këtë pyetje dramatike? Nuk thotë: A më kanë kuptuar? Por a më kanë kuptuar? Nuk thotë a do të më kujtojnë menjëherë? Por ndonjëherë? Nuk thotë në jetë, a do të më kuptojnë, por pas vdekjes njeri? Ky dyshim dramatik, për të mos thënë tragjik, mund të shpjegohet, ose ajo ccka bërë ai është shumë e rëndë për t’u kuptuar apo pranuar, apo ka një mungesë të rëndë në rrethin që e ka bërë atë. Ose që të dyja këto mundësi janë të vërteta”, shprehet studiuesi Kristaq Jorgo.

Studiuesi edhe autorë i dy teksteve për Kutelin, Behar Gjoka, shprehet se dhunimi i këtij prozatori ka vijuar edhe pas viteve ’90.

“Ai nuk është thjesht Kuteli i teksteve në poezi edhe prozë, por është dhe marrëdhënia jonë. Unë konstatoj, se njohësit e tij, deri tani janë rrekur të zbulojnë shumëçka tek Kuteli, sepse ai ka shumë shtresa gjuhësore, letrare edhe filozofike. S’mjafton didaktika në shkollë, por sa kam kuptuar dhe parë, është ajo që ka ndodh me të edhe në këto vite, se si vazhdoi dhunimi. Kutelin së gjalli se lanë gjallë, edhe së vdekmi se lanë gjallë”, thotë Behar Gjoka. /shqiptarja/ KultPlus.com