Nostalgjia për këngët e viteve 90-ta na bënë që shpesh të ju rikthehemi dhe t’i dëgjojmë ato perla që pavarësisht viteve vazhdojmë t’i dashurojmë, shkruan KultPlus.
Kënga “Fati ynë shpresë e marrëzi” e kënduar nga Aurela Gaçe është një ndër këngët që ka arritur t’i rezistojë kohës.
Kjo këngë ka një fuqi brenda vetes e cila duket sikur nuk do të shuhet kurrë.
Kënga u këndua në vitin 1997 në Festivalin e RTSH-së duke e zënë vendin e dytë. / KultPlus.com
Nostalgjia për këngët e viteve 90-ta na bënë që shpesh të ju rikthehemi dhe t’i dëgjojmë ato perla që pavarësisht viteve vazhdojmë t’i dashurojmë, shkruan KultPlus.
Kënga “Fati ynë shpresë e marrëzi” e kënduar nga Aurela Gaçe është një ndër këngët që ka arritur t’i rezistojë kohës.
Kjo këngë ka një fuqi brenda vetes e cila duket sikur nuk do të shuhet kurrë.
Kënga u këndua në vitin 1997 në Festivalin e RTSH-së duke e zënë vendin e dytë.
KultPlus e sjell sot këngën në dy versione. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe me 6 Gusht të këtij viti kishte publikuar këngën e saj të radhës të titulluar “Lento”. Mirëpo përmbajtja e tekstit të kësaj kënge nuk është vlerësuar në mënyrë pozitive nga të gjithë, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi të bërë në grupin “Feminizmi Shqiptar” në Facebook, Elona Doda shkruan se artistja i është përgjigjur në një mënyrë komerciale ndjesisë së vajzave për t’u martuar në një shoqëri maskiliste si e jona. Sipas saj, Gaçe ka dhe një mori këngë e balada tjera me po të njëjtat nota patetizmi të cilat kanë marrë edhe çmime.
“Unë jam për unazë, Nuk jam për CV”, janë pikërisht këta rreshta që Dodën e kanë ngacmuar ku sipas saj po klasifikohen në vajza për unazë përkundrejt përkundër atyre mendjelehtave që janë për CV.
Doda ka shtuar gjithashtu se emancipimi në shoqërinë tonë ka arritur falë punës individuale të gjithsecilit, ngase institucionet dhe artistët këtë e kanë lënë në mëshirë të fatit. / KultPlus.com
Ky është teksti i plotë i këngës “Lento”:
Lento, lento
Zemer me ngadalë, po e tepron A e din se koha po t’mbaron? E kam të lehtë Të fshi me një buton Kudo që po shkon Të gjitha po mi thonë
Vetëm ti më nxjerr nga shina Me ty do kisha ecur nëpër mina Edhe me sy mbyllur do të shihja Si nuk e kupton? Si nuk e kupton?
REF. 2x Me sytë e zemrës të kam parë Ti lento, lento e ke marrë Lëri dënglat se për besë më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh
Do të vij tek ti Tek ti do të vij Se më ke bërë ato që s’ma ka bërë njeri Unë jam për unazë Nuk jam për CV Jepma, jepma
REF.: Me sytë e zemrës të kam parë Lento, lento e ke marrë Lëri dënglat se për besë më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh
Lento, lento E ke marr me lento Unë po pres t’më çosh tek nëna Ti nuk je në metro Lento, lento E ke marr me lento Ti nuk je në metro
Nuk di si ta bën ty zemra Nuk di çfarë të thotë ty mendja Se ato që të vijnë vërdallë Zemër, mua s’më vijnë as te themra Nëse nëse të kam pritur Të kam dashur, e ke ditur Hajde tundu, mos më rri Unazën? Tani!
REF. 2x Me sytë e zemrës të kam parë Lento, lento e ke marrë Lëri dënglat se për besë më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh.