Publicitet ndërkombëtar për autostradën “Arbën Xhaferi”, mendojnë se ndodhet në Filipine

Katër fotografi të autostradave janë shpërndarë vazhdimisht në Facebook dhe Twitter, për të cilat thuhet se janë shkrepur në Filipine. Por, kjo nuk është e vërtetë: ato foto në fakt janë pamje nga autostradat në Kosovë dhe në Japoni.

Në një medium ndërkombëtar, që kontrollon faktet, tregon se pamjet të cilat pretendohet e janë shpërndarë në rrjete sociale, si fotografi të autostradave në Filipine, janë shkrepur në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin.

Në një nga përshkrimet e bëra në rrjetet sociale është shkruar “Wow. Ja ku është. S’ka më trafik të ngarkuar. Rruga nga qyteti Naga në qytetin Danao”.

Siç shkruan AFP, Naga dhe Danao janë dy qytete të një province në Filipinet qendrore dhe shteti atje planifikon ta ndërtojë një rrugë të shpejtë.

Faqja e AFP-së për kontrollim të fakteve, thotë se me kërkim në Google, është gjetur se fotografitë janë të publikuara në qershor të vitit 2019 në Kosovë nga faqja “Eksploro Kosovën me Bujar Gashin”.

Fotografitë që janë shpërndarë nga autostrada “Arbën Xhaferi” janë në autorësi të fotografit kosovar, Bujar Gashi. /Express/ KultPlus.com