Ndahen çmimet Bafta TV 2022

Mbrëmja e së dielës, solli surpriza në BAFTA TV Awards 2022, pasi disa nga favoritët kryesorë humbën mundësinë për të rrëmbyer çmimet më të rëndësishme. Pavarësisht se kryesoi nominimet me 11 të tillë, “It’s A Sin” fatkeqësisht humbi, duke mos marrë asnjë nga çmimet, raportojnë mediat vendase.

“In My Skin” fitoi çmimin si seriali dramatik më i mirë ndërsa “Time” fitoi në kategorinë e mini-serialeve. Jodie Comer fitoi çmimin si aktorja më e mirë kryesore për interpretimin në “Help” ndërsa Sean Bean për aktorin më të mirë kryesor në “Time”.

Ceremonia u drejtua nga Richard Ayoade dhe gjithashtu u ndanë të tjera çmime, për Ant & Dec për “Saturday Night Takeaway” dhe komedianin, Mo Gilligan për shfaqjen e tij “Lateish”. / Klan News / KultPlus.com

“Killing Eve” triumfon në Bafta TV Awards

Disa nga çmimet në Bafta “Killing Eve” është fituesi i Bafta për këtë vit, duke fituar tri çmime, përfshirë edhe çmimin e aktores më të mirë për Jodie Comer dhe seritë më të mira të llojit dramë.

“I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here” dhe “Britain’s Got Talent”, po ashtu kanë fituar çmime. Aktori Benedict Cumberbatch po ashtu ka marrë çmim për rolin e tij në shou-in televiziv, Patrick Melrose.

Kjo ceremoni është mbajtur në Royal Festival Hall në Londër./ KultPlus.com