“Nëna ime, se besoj se s’je më ti…”

Si shumë artist tjerë të botës, edhe artistët tanë, ndër vite i kanë kushtuar këngë nënave të tyre, duke shprehur dashurinë dhe mallin që kanë për to. Njëra nga këto këngë është “Baladë për nënë”, interpretuar nga këngëtari i njohur nga Struga, Selami Kolonja, shkruan KultPlus.

KultPlus më poshtë ju sjell këngën dhe tekstin e saj.

Erdha nanë nga gurbeti për të parë o moj me sy,

ah i mjeri çfarë më gjeti kishe mbyllur ata sy,                     

ah i mjeri çfarë më gjeti kishe mbyllur ata sy…

M’dogji malli i fëmijërisë,

kisha kohë që s’të kisha parë,

Thash të gjej tek pragu i shpisë, por të gjeta moj në varr,

thash të gjej tek pragu i shpisë, por të gjeta moj në varr.

Nëna ime, nëna ime, se besoj se s’je më ti,

Ti po fle moj nën hije dhe do zgjohesh përsëri.

Nëna ime, nëna ime, se besoj se s’je më ti,

Ti po fle moj nën hije dhe do zgjohesh përsëri./ KultPlus.com