Universiteti Emory sjellë letrat e Obamës drejtuar të dashurës së tij gjatë studimeve

“Thirrja jote më dha një nxitje”, thotë një letër nga Barak Obama i ri më 14 prilli 1984 kur Obama ishte transferuar në Universitetin e Kolumbisë në New York City. Letra i drejtohej Alexandra McNear, të dashurës së tij në Kolegjin Occidental në Los Anxheles, ku ai ishte transferuar, shkruan The New York Times, përcjellë KultPlus.

“Disi, një rrëmujë e numrave, emrave dhe faturave ishin grumbulluar mbi letrën tënde të fundit,” shkroi Obama, në atë kohë 22 vjeçar. “Të dëgjoja zërit tënd ishte si të zbuloja pasazhin e një libri që e kisha lexuar kohë më parë”, shkruante në letër.

Kjo është vetëm një nga seria e shënimeve të shkruara me dorë që janë marrë nga Dorëshkrimi i Stuart A. Rose i Universitetit Emory, nga Arkiva dhe Biblioteka e Librit të rrallë në Atlanta dhe do të jetë në dispozicion të publikut për herë të parë. Gjithsej janë nëntë letra, ku Obama i drejtohej McNear, ato shpalosin vitet formuese të Obama-s, shqetësimin që kishte në identitetin e tij, natyrën e tij intelektuale, ndjenjën e izolimit madje edhe aspektet e zakonshme si një student kolegji.
Shënimet u shkruan nga vjeshta e vitit 1982 deri në pranverën e vitit 1984. Ata janë shkruar edhe më parë ku janë përfshirë nga David Maraniss në biografinë Obamës në vitin 2012. Rosemary M. Magee, drejtori i bibliotekës, nuk pranoi të zbulonte se kush i kishte letrat para bibliotekës, ai vetëm tha se zyrtarët e bibliotekës ishin kontaktuar nga “dikush në botën e librit të rrallë” i cili vepronte si ndërmjetësues.

Nga këto letra mësojmë për një të ri që është duke u bërë ose ëndërron të bëhet President Obama “, tha zonja Magee. “Është një histori e një udhëtimi për disa vite në lidhje me ndjenjën e të definuarit të vetës, e vetëpërcaktimit dhe të kuptuarit të vendit të tij në botë”, thotë Magee.
Realisht, në një letër të datës 1 prill 1983, Obama kishte shkruar: “Ndihem i zhytur në korridorin e gjatë midis vlerave të vjetra, veprimeve, mënyrave te të menduarit dhe asaj çfarë po kërkoj derisa po vazhdoj të punoj”.

Letrat janë të shkruara me kujdes dhe korrespondojnë më shumë në një ton intelektual sesa romantik.
“Këto letra nuk janë veçanërisht personale,” tha Andra Gillespie, një profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Emory. “Ju po futeni në këto letra në një pikë kur marrëdhënia e presidentit Obama dhe Alex McNear po shkonte drejt harkut të ndarjes. Nuk ka letër të posaçme për ndarjen , por ka disa letra pas ndarjes.

“Lidhja e tyre, në atë pikë që po e lexojmë, është më shumë intelektuale dhe ata janë duke luftuar me njëri-tjetrën”, shtoi Gillespie. “Ata të dy po përpiqen të gjejnë veten dhe zhvillojnë biseda të forta intelektuale me njëri-tjetrin”.

Në një letër nga 27 qershori 1983 që Obama e shkroi nga Indonezia thoshte se ndërkohë që ai mendonte shpesh për znj. McNear, ai ishte i hutuar për ndjenjat e tij. “Duket se ne gjithnjë do të dëshirojmë atë që kurrë nuk mund ta kemi,” shkroi zoti Obama. “Kjo është ajo që na lidh. Kjo është ajo që na mban larg “, kishte shkruar Obama. Në të njëjtën letër, ai mendonte se ishte një i huaj në Indonezi, ku po vizitonte nënën dhe motrën e tij.

“Nuk mund ta flas më mirë gjuhën,” shkroi ai. “Unë kam një përzierje të hutimit, ndjenjës dhe përbuzjes, sepse jam amerikan, paratë e mia dhe bileta ime e avionit kthehen në SHBA duke e mbivendosur zymtësinë time. Unë shoh rrugët e vjetra të zbehura, shtëpitë e grisura duke u dëbuar drejt fushave, rrugëve të vjetra të minave, rrugëve në të cilat më nuk kam qasje “, shkruante kjo letër.
Përveç vetdefinimit të tij, ka edhe të dhëna se si ishin formuar pikëpamjet politike të Obamës. “Pagat në organizatat e komunitetit janë shumë të ulëta për të mbijetuar tani,” thoshte Obama më 15 nëntor 1983. Dhe ndoshta tregimi më i qartë se ku do të ishte e ardhmja e Obamës, ishte në shkrimin më 14 prill 1984, ndërsa punonte për Korporatën Ndërkombëtare të Biznesit në Nju Jork, “Idetë e mia nuk janë aq të kristalizuara sa ishin në shkollë, por ata kanë një peshë që mund të jetë më e dobishme kur unë jam më pak vëzhgues dhe më shumë pjesëmarrës “, përfundonte Obama./KultPlus.com