Komandanti Bashkim Jashari përcjell nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Iowa të SHBA-së

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët amerikanë në Iowa, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas Gjeneral Corell, kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së, së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të  konceptit të ushtrimit të përbashkët.

“KOMFSK vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave. Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit. #Iowanationalguard”, thuhet në njoftim. /KultPlus.com

Gradohet komandanti i FSK-së Bashkim Jashari

Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, me dekret të Presidentes avancohet në gradën Gjenerallejtënant.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë shtetërore, gradoi sot Komandantin e FSK-së, gjeneral major Bashkim Jasharin, në gradën Gjenerallejtënant.

Me këtë rast, Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneral Jashari është graduar në gradën më të lartë dhe u shpreh e bindur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të udhëhiqet nga ai me profesionalizëm dhe nder.

“Kjo gradë bartë një detyrim të madh dhe jam e bindur si Presidente e vendit së bashku me qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim se me aftësinë tuaj do të udhëhiqni me nder, krenari dhe integritet një Forcë e cila është ndërtuar mbi një sakrificë të madhe të popullit tonë”, theksoi Presidentja Osmani-Sadriu në këtë ceremoni.

Në këtë ceremoni gjithashtu morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i FSK-së./ KultPlus.com

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant

Përmes një njoftimi, Zyra e Presidencës bën të ditur se ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, shkruan KultPlus.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari kishte pranuar detyrën e komandatit të përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës më 1 dhjetor.

Ndërkaq, para disa ditëve, Gjeneralmajori ishte takuar edhe me të parin e shtetit, Albin Kurti. /KultPlus.com

Kush është Bashkim Jashari që nga sot do ta komandojë FSK-në? - Gazeta  Express

Osmani do ta gradojë nesër Bashkim Jasharin në gradën ‘Gjenerallejtënant’

Më 13 dhjetor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një ceremoni të veçantë për të graduar Gjeneralmajor Bashkim Jasharin, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi nga zyra e Presidencës, është bërë e ditur edhe agjenda mediale e presidentës për ditën e nesërme.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet mes tjerash në njoftim.

E gjithë kjo ceremoni do të gjej vend në zyrën e Presidencës.

Komandati i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Jashari, pati një takim para disa ditëve edhe me kryeministrin Albin Kurti. /KultPlus.com

Unë, Biri Yt, Kosovë

Poezi nga Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt./ KultPlus.com