Publikohen pamjet e para të “Batwoman”

Këtë vjeshtë në ekranet e vogla do të arrijë edhe një superheroinë: Batwoman, ndërsa tani kemi mundësinë ta shohim trilerin e parë për serinë e ardhshme.

Ky version i tregimit të Batwoman bën fjalë për Kate Kane (Ruby Rose), kushërirën e Bruce Wayneit të zhdukur, e cila largohet nga Gotham City në mes të një vale të krimit.

Babai i saj, Jacob Kane (Dougray Scott), e vë në prioritet kompaninë e tij të sigurimeve Crow Insurance, dhe e largon vajzën e tij jashtë rrezikut, shkruan KOHA Ditore.

Me t’u kthyer në shtëpi, Kate zbulon se të dashurën e saj, punonjësen e Crow Insurance, Sophie Moore (Meagan Tandy), e ka rrëmbyer një bandë, kështu që Kate vendos ta veshë pelerinën e njohur të Batmanit për t’u ballafaquar me kriminelët.

“Batwoman” në ekranet e vogla arrin këtë vjeshtë, por data e saktë ende nuk është caktuar.