Aktori i “Chariots of Fire”, Ben Cross vdes në moshën 72 vjeçare

 

Aktori Ben Cross, i cili ishte më i njohur për interpretimin e atletit Harold Abrahams në filmin “Chariots of Fire”, ka vdekur në moshën 72 vjeçare, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Përfaqësuesit e tij thanë se ai vdiq “papritmas” pas një sëmundjeje të shkurtër. Vajza e tij Lauren shkroi në Facebook se ishte “me zemrën e thyer” se “babai i saj i dashur” kishte ndërruar jetë. Ajo tha se ai kishte qenë “i sëmurë për një kohë”, por kishte pasur një “rënie të shpejtë gjatë javës së kaluar”.

Përfaqësuesit e tij thanë se ai sapo kishte mbaruar xhirimin e filmit horror The Devil’s Light dhe më vonë këtë vit do të shfaqet në një rol kryesor në filmin romantik dramë Last Letter From Your Lover. Cross, i cili vdiq në Vjenë, la pas dy fëmijë, Lauren dhe Theo. Aktori njihet për rolin e tij në filmin “First Knight”. / KultPlus.com