Projekti i Benart Shalës do të prezantohet në Lubjanë

Projekti “Architecture through the butterfly effect” apo “Arkitektura përmes efektit flutur”, i studentit kosovar të arkitekturës, Benart Shala ishte më i votuari në Future Architects, në mesin e 100 projekteve nga e gjithë bota. E, ku projekti pas dy ditësh do të prezantohet në Lubjanë.

Para se ky projekt të paraqitet para masës në Lubjanë, publiku kosovar patën rastin sot që të dinë më shumë rreth tij. Kjo pasi studenti Shala atë që do ta bëjë në kryeqytetin e Sllovenisë e bëri në Prishtinë.

Ai, shpjegoi në detaje projektin, i cili i ka hapu rrugë së ardhmës së tij në arkitekturë.

Shala tregoi cili ishte qëllimi i prezantimit të sotëm dhe çfarë pret nga prezantimi në Lubjanë.

“Qëllimi kryesor parapërgatitje, pasnesër do ta prezantojë në Lubjanë. Pres që atje rreth 30 organizata evropiane janë dhe nëse iu pëlqen me më ftu në festivale. Idea kryesore është ke ra në sy për festivalet atje”, tha ai për Ndërtimi.info.

Ai, shtoi se një projekt i tillë do të mund të implementohej edhe në Prishtinë.

“Definitivisht do të  mund me u implementu edhe tek ne me kosto të ulët. Nëse e kishim bo tek je ish kon në shesh me ndërru mentaliteti sa më afër njerëzve”, shtoi ai.

“Future Architecture Platform” prezanton dhe feston inovacionin, eksperimentimin dhe idetë e një brezi që do të dizajnojë arkitekturën dhe do të ndërtojë qytetet e Evropës në vitet në vijim.

Studenti Benart Shala, pjesë e garës për arkitekturë

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala, me projektin e tij, “Achtecture through butterfly effect”, është bërë pjesë e më shumë se 100 arkitektëve të rinj nga e mbarë bota, të cilët po marrin pjesë në garën e organizuar nga Future Achitecture Platform.

Ideja e projektit të Benartit është mënyra e përfshirjes së efekteve të ndryshme, për t’i dhënë përjetim ndryshe arkitekturës në të ardhmen. Ndërkaq, autori i idesë më të votuar do të marrë pjesë në konferencën e Lubjanës dhe do të shpalosë idenë e vet për arkitekturën e së ardhmes, si dhe do të bëhen pjesë e programit të ekspozitave, konferencave, ligjëratave dhe punëtorive të Future Achitecture

Future Architecture Platform prezanton dhe feston inovacionin, eksperimentimin dhe idetë e një brezi që do të dizajnojë arkitekturën dhe do të ndërtojë qytetet e Evropës në vitet në vijim.

Kjo platformë promovon inovacionin, arkitekturën, kulturën, njohurinë dhe kapitalin social evropian, përmes një platforme të përbashkët të përbashkët.

Ju mund të votoni për projektin e Benartit duke klikuar në opsionin “I like this”, që gjendet në linkun: http://futurearchitectureplatform.org/projects/dbb60b52-6955-4364-9223-4ac7e83127d6/?fbclid=IwAR2aDdJW2bOtXecoT-nO-uomyQrNCiswk0PGzp0_hjkHskuAA5sIR_4eSW8