”Është natë, jam i etun e në shpirt i trazum, ty duke t’kërku”

Grupi ”Bijt e Zanit”, sjellin këngën e tyre më të re të titulluar ”Thirre mendjen”. këngë kjo që trajton temën e mallit e të dashurisë, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Bekim Kepuska. Vokalisti i grupit është Bashkim Kërqeli i ndjekur nga pjesa tjetër e grupit të cilët janë Bekim Kepuska në bateri dhe Kaltrin Hana në Bass Gitarë.

Bashkangjitur mund të gjeni tekstin dhe videon e këngës. / KultPlus.com

Thirre mendjen

Është natë
jam i etun
në shpirt i trazum
ty duke t’kërku, kërku, kërku

Ti
Më çon në utopi
në parajsën e ëndrrave
me ty flutroj, flutroj , flutroj
thirre mendjen
hape zemrën
ma bën një vend mua

Me ty
po du me lundru
je e ëmbël je e hidhur
Në çdo formë unë të du

Ti
Më çon në utopi
në parajsën e ëndrrave
me ty flutroj , flutroj , flutroj!