Profesoresha serbe: Ne kemi bërë krime, e humbëm Kosovën duke e humbur luftën

Profesoresha serbe, Biljana Srbljanoviq ka nxjerr të vërtetën në lidhje me Kosovën dhe shqiptarët në një television serb.

Sipas saj Kosova është humbur kur Serbia ka humbur luftën ndaj saj.

“Ne kemi bërë krime, dhe e humbëm Kosovën duke e humbur luftën”, tha ajo.

Rikujtojmë se tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve vazhdojnë të jenë të shumta. / Express / KultPlus.com

Dramaturgia serbe përplaset me Vuçiqin: Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet ta njohë (VIDEO)

Dramaturgia Biljana Srbljanoviq ia ka thënë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kosova është shtet i pavarur që Serbia duhet ta njohë.

Srbljanoviq dhe Vuçiq janë përplasur në një emision televiziv për gjenocidin e Srebrenicës dhe Pavarësinë e Kosovës.

Si rëndom, Vuçiq tha edhe në këtë emision se Serbia nuk duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Aty është folur edhe për Srebrenicën, teksa dramaturgia është shprehur se gjenocidi në Srebrenicë ishte një plagë e pashëruar në Serbi.

Gjithashtu është shprehur se ndjen keqardhje që filmi “Quo Vadis, Aida?” nuk shfaqet në këtë vend.

Video është shpërndarë në rrjetin social Tik Tok: /KultPlus.com