Për të tretën fundjavë radhazi, ‘Black Adam’ kryeson në Amerikën e Veriut

“Black Adam” është filmi numër një në Amerikën e Veriut për të tretën fundjavë radhazi, duke fituar 18.5 milionë dollarë shtesë në shitje biletash.

Në vendin e dytë është “One Piece Film: Red” me 9.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “Ticket to Paradise” me 8.5 milionë dollarë, “Smile” në pozitën e katërt me 4 milionë dollarë dhe “Prey for the Devil” në të pestën me 3.9 milionë dollarë.

“Lyle, Lyle, Crocodile” është renditur në pozitën e gjashtë me 3.4 milionë dollarë, “The Banshees of Inisherin” në pozitën e shtatë, “Til” në të tetën me 1.9 milionë dollarë, “Halloween Ends” në të nëntën me 1.4 milionë dollarë dhe “Terrifier 2” në pozitën e dhjetë me 1.2 milionë dollarë, transmeton Klankosova.tv

Top dhjetëshja e kësaj fundjave fitoi rreth 54.2 milionë dollarë, krahasuar me interpretuesit më të mirë të fundjavës që fituan rreth 63.6 milionë dollarë, përfshirë “Black Adamin” me 27.7 milionë dollarë./KultPlus.com

“Black Adam”, filmi i javës

Pozita e parë e boks ofisit amerikan vjen sërish me filmin “Black Adam” të regjisorit Jaume Collet-Serra. Filmi “Black Adam” bazohet në personazhin e stripit me po këtë emër.

Me fjalë të tjera,”Black Adam” është nënprodukt i filmit Shazam, që u realizua në vitin 2019. Rolin kryesor në të e luan aktori i mirënjohur Dwayne Johnson.

Ngjarja në “Black Adam” zhvillohet në vitin 2600 para Krishtit. Mbreti tiran i Kahndaq, Ahk-Ton, krijon kurorën e Sabbac, që i jep bartësit të saj fuqi të mëdha.

Në të me role paraqiten edhe aktorë të tjerë, si Mohamed Amer, Bodhi Sabongu, Pirs Brosnen e të tjerë.

Filmi “Black Adam” u lansua në SHBA me 21 tetor 2022. Ky film ka marrë kritika të përziera. Kritikët çmojnë lartë paraqitjet e aktorëve Xhonson e Pierce Brosnan.

Ata i çmojnë skenat aksion e aspektet teknike, por kritikojnë subjektin dhe karakterizimin e personazheve.

Filmi “Black Adam” në boks ofisin amerikan fitoi edhe 27.472 milonë dollarë, e në atë botëror 252.2 milionë dollarë./21Media/ KultPlus.com