Bashkëshortja e futbollistit të njohur do të sfilojë në ‘Prishtina Fashion Nights’ (FOTO)

Eventi i modës ‘Prishtina Fashion Nights 2017’, organizuar nga B Models dhe IB Events, do të sjellë para jush Shtëpi të Modës e dizajnerë të shumtë të cilët do të prezantojnë kreacionet e tyre, shkruan KultPlus.

Këto kreacione do të prezantohen nga modele që vijnë nga vende të ndryshme, por në mesin e tyre do të jetë edhe një modele dhe blogere e famshme në Itali.

Ajo madje është cilësuar si femra më e bukur e një futbollisti të kampionatit evropian të futbollit.

Bëhet fjalë për modelen Erjona Sulejmani, bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemailit, mesfushor i talentuar i Bolonjës dhe i kombëtares zvicerane, e cila u zgjodh edhe nga revista italiane “GQ Italia” tifozja më e bukur e kampionatit europian 2016.

“Prishtina Fashion Nights 2017” do të mbahet më datë 27 dhe 28 tetor në Golden Restaurant duke filluar nga ora 19:30. / KultPlus.com