Sekretet e “Bohemian Rhapsody”: Historia, kuptimi dhe lidhjet e fshehta

Më 31 tetor 1975, bota dëgjoi për herë të parë “Bohemian Rhapsody”, kryeveprën e Freddie Mercury-t dhe grupit Queen. Në vitin 2018, filmi biografik i Queen-it u publikua pikërisht në këtë datë, si homazh për momentin historik.

Titulli i këngës kombinon dy koncepte: “Rhapsody” , një formë muzikore e lirë, e ndarë në pjesë të ndryshme dhe “Bohemian” term që lidhet me figurën e lirë e rebele, por edhe me historinë e Faustit, personazhit që i shet shpirtin djallit në veprën e Goethe-s.

Sipas interpretimeve, kënga është një rrëfim metaforik për jetën e vetë Freddie Mercury-t, ndarë në shtatë pjesë muzikore: nga balada e butë, te opera dramatike dhe kulmi rock. Teksti përshkruan një njeri që bën një “pakt me djallin”, përballet me frikë, faj dhe shpëtim shpirtëror. Referencat përfshijnë figura biblike, opera klasike dhe simbole të numerologjisë – kënga zgjat 5 minuta e 55 sekonda, një numër që lidhet me transformimin shpirtëror.

“Bohemian Rhapsody” nuk është thjesht një këngë, por një udhëtim artistik i mbushur me simbole, që ka fituar statusin e kryeveprës së muzikës moderne dhe është votuar shpesh si kënga më e mirë e të gjitha kohërave./KultPlus.com

Është votuar në mbarë botën si kënga më e mirë e të gjitha kohërave, “Bohemian Rhapsody”, kënga e Freddie i  bën homazh Mozart-it dhe  Bach-ut

Jorge Palazon, analisti dhe publicisti spanjoll shkruan për këngën Bohemian Rhapsody lidhjen e saj me filmin me po të njëjtin emër, si dhe me “Faustin” e Goethe-s.

Filmi “Bohemian Rhapsody” thotë Palazoni, u publikua më 31 tetor sepse kënga u dëgjua për herë të parë më 31 tetor 1975. Titulli lidhet me fjalën “Rapsodi”, fjalë që ka kuptimin e një pjese muzikore të lirë e të kompozuar në pjesë dhe tema të ndryshme ku duket se asnjë pjesë nuk ka lidhje me tjetrën. Fjala “rapsodi” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “pjesë të mbledhura të një kënge”. Fjala “bohemian”, në anën tjetër, i referohet një rajoni të Republikës Çeke të quajtur Bohemi, vendi ku lindi Fausti, protagonisti i dramës që mban emrin e tij, shkruar nga dramaturgu dhe romancieri Goethe. Në veprën e Goethe-s Fausti, protagonisti është një plak shumë i ditur, i cili ka njohuri për gjithçka, përveç misterit të jetës. I dëshpëruar nga ky boshllëk, ai vendos të vetëhelmohet. Por pikërisht në atë moment bien kambanat e kishës dhe ai del në rrugë. Kur kthehet në dhomën e tij, gjen aty një qen misterioz, i cili shndërrohet në një lloj njeriu, djalli Mefistofel.

Mefistofeli i premton Faustit një jetë të plotë, të mbushur me kënaqësi dhe përmbushje, në këmbim të shpirtit të tij. Fausti pranon marrëveshjen, bëhet sërish i ri dhe nis të jetojë me arrogancë. Ai takon Gretchen, me të cilën përjeton dashurinë dhe gëzimin e lindjes së një fëmije. Por tragjedia godet: gruaja dhe djali vdesin.

I shtyrë nga dhimbja dhe kërkimi për kuptim, Fausti udhëton nëpër kohë dhe hapësirë, duke ndjerë fuqinë dhe madhështinë e jetës. Megjithatë, kur plaket sërish, ndjesia e mjerimit e pushton përsëri. Meqenëse ai nuk e theu marrëveshjen me djallin, engjëjt fillojnë të debatojnë e të luftojnë për fatin e shpirtit të tij.

Kjo vepër është themelore për të kuptuar Bohemian Rhapsody, pasi trajton temat e luftës së brendshme, tundimit, pendesës dhe shpëtimit shpirtëror.

Kënga flet për vetë Freddie Mercury. Duke qenë një rapsodi, gjejmë 7 pjesë të ndryshme:

-Akti i 1-rë dhe i 2-të A Capella

-Akti i 3-të Baladë

-Akti i 4-të Solo kitarë

-Akti i 5-të Opera

-Akti i 6-të Rok

-Akti i 7-të “koda” ose akti i fundit

Kënga flet për një djalë të varfër që vë në dyshim nëse kjo jetë është reale apo nëse është imagjinata e tij e shtrembëruar që jeton një realitet tjetër. Ai thotë se edhe nëse ndalon së jetuari, era do të vazhdojë të fryjë pa ekzistencën e tij. Kështu që ai bën një marrëveshje me djallin dhe shet shpirtin e tij.

Pasi merr këtë vendim, ai vrapon t’i tregojë nënës së tij dhe i thotë asaj:

“Mami, sapo vrava një burrë, i vura një armë në kokë dhe tani është i vdekur. E kam hedhur jetën time. Nëse nuk kthehem nesër, vazhdo sikur asgjë nuk ka rëndësi…” Ai burrë që vret është vetë ai, vetë Freddie Mercury.

Nëse nuk e përmbush paktin me djallin, do të vdesë menjëherë. Ai u thotë lamtumirë të dashurve të tij dhe nëna e tij shpërthen në lot, lot dhe të qara të dëshpëruara që vijnë nga notat e kitarës së Brian May. Freddie, i frikësuar, bërtet “mami, nuk dua të vdes” dhe fillon pjesa operistike. Freddie këtu gjendet në një botë shpirtërore astrale ku sheh veten: “Shoh një siluetë të vogël të një burri.” Dhe thotë: “Scaramouche, a do të fillosh një grindje?”

Scaramouche është një përleshje, një mosmarrëveshje, një luftë e vogël mes forcave, midis ushtrive me kalorës (4 kalorës të Apokalipsit të së keqes luftojnë kundër forcave të së mirës për shpirtin e Freddie-t) dhe vazhdon duke thënë “Bubullima dhe vetëtima më frikësojnë shumë, shumë, shumë.”

 Kjo frazë shfaqet në Bibël, pikërisht te Jobi 37 kur thotë: “Bubullima dhe vetëtima më frikësojnë: zemra më rrah fort në gjoks.” 

Nëna e tij, duke e parë djalin aq të tmerruar nga vendimi që kishte marrë, lutet që ta shpëtojë nga pakti me Mefistofelin. “Ai është thjesht një djalë i varfër…” Ai sakrifikon jetën e tij për këtë përbindësh. Ajo që vjen lehtë, shkon po aq lehtë. A do ta lësh të shkojë?” Lutjet e tyre dëgjohen dhe engjëjt zbresin për të luftuar forcat e së keqes. “Bismilah” (fjalë arabe që do të thotë “Në emër të Zotit”) është fjala e parë që shfaqet në librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin. Kështu që vetë Zoti shfaqet dhe bërtet: “Nuk do të të braktisim, lëre të shkojë!”

Përballë një përplasjeje të tillë midis forcave të së mirës dhe së keqes, Freddie frikësohet për jetën e nënës së tij dhe i thotë: “Mama mia, mama mia, lëre të shkoj” (nënë, më lër të shkoj). Nga qielli dëgjohet përsëri thirrja se nuk do ta braktisin, dhe Freddie bërtet: “jo, jo, jo, jo, jo” dhe thotë: “Beelzebubi (Zoti i Errësirës) mund të ketë vendosur një djall brenda teje, nënë.”

Këtu Freddie i bën homazh Wolfgang Amadeus Mozart-it dhe Johann Sebastian Bach-ut, kur këndon: “Figaro, Magnifico”, duke iu referuar operës Martesa e Figaros të Mozart-it, e konsideruar si opera më e mirë në histori  dhe veprës Magnificat të Bach-ut.

Ai përfundon pjesën operistike dhe nis pjesa më rock. Djalli, i zemëruar dhe i tradhtuar nga Freddie për shkak se nuk e përmbushi paktin, i thotë: “A mendon se mund të më fyesh kështu? A mendon se mund të vish tek unë dhe pastaj të më braktisësh? A mendon se mund të më duash dhe të më lësh të vdes?”

Është tronditëse të shohësh se si Zoti i së keqes ndjehet i pafuqishëm përballë një qenieje njerëzore, përballë pendesës dhe dashurisë. Pasi beteja humbet, djalli largohet dhe ne arrijmë në aktin e fundit, ose “kodën”, ku Freddie është i lirë dhe ajo ndjenjë e ngushëllon. Ai bie gongun që mbyll këngën. Gongu është një instrument i përdorur në Kinë dhe në Azinë e Lindjes së Largët për të shëruar njerëzit që ndodhen nën ndikimin e shpirtrave të këqij.

Kënga zgjat 5 minuta e 55 sekonda. Freddie ishte i apasionuar pas astrologjisë dhe numri 555 në numerologji lidhet me vdekjen, jo atë fizike por shpirtërore, fundin e diçkaje ku engjëjt do të të mbrojnë. 555 është i lidhur me Zotin dhe hyjnoren, një përfundim që shënon fillimin e një faze të re.

Kënga u interpretua për herë të parë në mbrëmjen e të Gjithë Shenjtëve (All Saints’ Eve), një festë që nga Keltët quhej “Samhain”, për të festuar kalimin dhe hapjen ndaj botës tjetër.

Keltët besonin se bota e të gjallëve dhe ajo e të vdekurve ishin pothuajse të bashkuara, dhe në Ditën e të Vdekurve të dyja botët takoheshin, duke lejuar shpirtrat të kalonin në anën tjetër. Asgjë në Bohemian Rhapsody nuk është e rastësishme.

Çdo gjë është shumë e menduar, e punuar dhe ka një kuptim që shkon përtej të qenit thjesht një këngë. Është votuar në mbarë botën si kënga më e mirë e të gjitha kohërave.

Kjo këngë përfaqësoi një ndryshim radikal për Queen  si të kishin bërë vërtet një pakt me djallin  që u ndryshoi jetën përgjithmonë dhe i bëri të pavdekshëm./ KultPlus.com 

Këngëtari më me ndikim në histori, shtatë gjëra që nuk i keni ditur për Freddie Mercury-n

Freddie Mercury do të mbahet mend për gjurmët e mëdha që la në historinë e muzikës botërore, për vokalin e tij të fuqishëm dhe për energjinë e tij të mrekullueshme që shpaloste në skenë, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund të lexoni disa fakte jo shumë të njohura për këngëtarin.

Bohemiian Rapsody- Një histori e shekullit rreth traumave të Freddie-t

Freddie e shkruajti këtë këngë në 1975 dhe në atë kohë “Bohemiian Rapsody” u konsiderua kënga më e gjatë e regjistruar ndonjëherë. Kënga zuri vend në albumin e katërt të grupit, A Night at the Opera. Mediat e huaja shkruanin në atë kohë që kënga në të vërtetë fliste për traumat që këngëtari kishte përjetuar në fëmijëri.

Festat deri në mëngjes me Princeshën Diana

Thuhej se princeshë Diana takohej me Freddien dhe ekipin e tij gjatë kohës kur kishte probleme martesore me princin Charles. Duke parë atë të trishtuar, Freddie i kishte thënë Dianës: “Eja e dashur, dil dhe argëtohu pak”. Pasi ishte e pamundur që Diana të vizitonte klubet e natës, Freddie ishte ai që i kishte sugjeruar që princesha të maskohej si burrë dhe të dilte në klubet për personat gay. Diana e pranoi idenë me entuziazëm, dhe u gëzua veçanërisht me “lirinë” që fitoi ngase mund të argëtohej si çdo person i zakonshëm.

Pse nuk donte të dihej varri i tij?

Në testamentin e tij, Freddie në vullnetin e tij të fundit e detyroi ish-të fejuarën e tij Mary Austin që të kujdesej për hirin dhe kurrë të mos tregonte publikisht atë që kishte bërë me urnë. Në fillim të këtij viti, një pllakë u zbulua në Varrezat e ëest London: “Në kujtim të Farok Balsar. Unë gjithmonë do të jem me ju me dashurinë time. M”. Ende, askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht se urna e muzikantit legjendar ndodhet poshtë pllakës.

Freddie nuk ka asnjë përmendore në Londër

Ndikimi i tij vihet ende në diskutim në publikun britanik. Konservatorët mohojnë rëndësinë e tij, kryesisht për shkak të zgjedhjeve private dhe mënyrës së jetesës. Edhe pse adhuruesit e tij janë përpjekur të ngrenë një monument në Londër për vite me radhë, kjo ende nuk ka ndodhur. Busti i tij përkujtimor ndodhet në Zvicër, në qytetin Montreux, i cili është bërë një vend pelegrinazhi për tifozët e Freddie dhe grupin Queen.

Koncerti për Guinness

Gjysmë viti pas vdekjes së Freddie, grupi organizoi një koncert në stadiumin ëembley të Londrës. Të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi për një organizatë në luftën kundër AIDS, Fondi “Mercury Phoenix”. Koncerti është në Librin e Rekordeve Guinness dhe konsiderohet të jetë koncerti më i madh bamirës rock ndonjëherë.

Ai ishte tejet i turpshëm

Edhe pse ai ishte i njohur për performancën e tij të egër dhe “skandaloze”, shumë njerëz që e njihnin Merkurin personalisht thonë që ai ishte shumë i turpshëm, kjo është një nga arsyet që ai rrallë paraqitej në intervista.

Para se të bëhej yll rocku, punonte në aeroport

Shumë kohë para se të bëhej një nga këngëtarët më ikonikë në historinë e muzikës, Freddie nxirrte jetesën duke punuar në aeroportin Heathroë të Londrës. / KultPlus.com

Filmi “Bohemian Rhapsody” i sjell shitje magjike grupit “Queen”

Rock bendi britanik “Queen” ka shitur më shumë albume në Amerikën e Veriut sesa çdo artist tjetër në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërkohë që muzika e shfaqur në filma dhe televizione i ngriti shifrat e streamingut dhe shkarkimeve në qiell.

Një raport gjysmëvjeçar nga Nielsen Music, i publikuar të enjten, tha se kolona zanore e muzikorit “Bohemian Rhapsody”, i cili i fitoi katër “Oscarë” në shkurt, ishte kënga më e shitur rock gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, ndërsa kompilacioni “Greatest Hits 1 i Queen” vjen në vendin e dytë.

“Queen” i ka shitur më shumë se 731.000 albume – më shumë se çdo artist tjetër – si dhe më së shumti këngë digjitale me më shumë se 1.3 milionë shkarkime, tha Nielsen.

“Queen” në shkurt u bë rock bendi i parë që e hapi ceremoninë për Oscar kur e filloi ceremoninë vjetore në Hollywood me një performancë live të We Will Rock You dhe We Are the Champions, shkruan KOHA Ditore.

Performanca e “nxehtë” e Lady Gaga dhe aktorit-regjisorit Bradley Cooper në skenën e “Oscarit” për duetin e tyre fitues Shallow nga A Star is Born gjithashtu i rriti shitjet. Balada romantike i ka pasur 648.000 shkarkime të versionit digjital deri më tani sivjet, tha raporti.

Biopiku i Elton Johnit “Rocketman” e pati një rritje prej 138% në shitjet e albumeve për kantautorin britanik në javën e parë pas shfaqjes së filmit më 31 maj.

Bashkëpunimi i reperit Post Malone me Swae Lee për këngën Sunflower arriti në krye të top listës Billboard Hot 100 në janar pasi u paraqit në filmin e animuar “Spider-Man: Into the Spider-Verse”.

Kënga e pati një rritje prej 170% në radiotransmetime, ndërsa videoja është shikuar më shumë se 642 milionë herë në YouTube.

“Queen” nuk e ka fituar asnjë qindarkë nga “Bohemian Rhapsody”

Kitaristi i “Queen”, Brian May, i ka hedhur poshtë spekulimet e mediave për sasinë e parave që i ka fituar bendi nga biopiku i Freddy Mercury, “Bohemian Rhapsody”, duke thënë se akoma “nuk e kanë fituar asnjë qindarkë”.

Filmi fitues i katërfishtë i “Oscarit” thuhet se i ka inkasuar rreth 900 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa revista britanike Sunday Times Rich List raporton se May, Roger Taylor dhe John Deacon të gjithë i kanë rritur pasuritë e tyre personale me mbi 20 milionë funte si rezultat i filmit.

Megjithatë, në një intervistë të re me BBC, May tha: “Ishte një punë e gjatë dashurie – rreth 12 vjet në zhvillim, supozoj. Menduam se do të kalonte mirë në fund dhe ndihemi mirë në lidhje me të, por nuk besuam se do të kalonte aq mirë. Është e pabesueshme në të gjithë botën – është si një film një miliarddollarësh”, shkruan KOHA Ditore.

Ai vazhdoi tutje: “Qesha ditë më parë sepse në një artikull lexova se ne po pasuroheshim nga ky film. Sikur ta dinin. E kishim një kontabilist ditë më parë, dhe ende nuk e kemi fituar asnjë qindarkë prej tij (filmit). Sa i suksesshëm duhet të jetë filmi përpara se të fitoni para? Shumë njerëz marrin fitime nga filmi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”.

Pavarësisht kësaj, ai tha se ishte një ndjenjë e “shkëlqyeshme” që u shfaq “Bohemian Rhapsody”. “Mendoj se Freddie del me dinjitetin e tij, por pa u ndryshuar në asnjë mënyrë”, shtoi ai. “Është shumë i vërtetë… Mendoj se njerëzit janë të befasuar se sa afër me Freddie ishte Rami [Malek]. Është fenomenal mënyra se si ai futet disi brenda trupit të Freddie – brenda lëkurës së tij”.