“The Seven Moons of Maali” i Shehan Karunatilaka, fitues i çmimit Booker

“The Seven Moons of Maali” nga Shehan Karunatilaka, satirë e vendosur mes një lufte civile vrastare në Sri Lanka, ka fituar çmimin Booker.

Romani i shkrimtarit nga Sri Lanka ka të bëjë me një fotograf që zgjohet i vdekur me një javë për t’u kërkuar miqve të tij të gjejnë fotot e tij dhe të ekspozojnë brutalitetin e luftës.

Çmimi prestigjioz prej 50,000 funte, për një vepër të vetme artistike të botuar në Mbretërinë e Bashkuar në anglisht, u jep gjithashtu pesë shkrimtarëve të tjerë në listën e ngushtë 2,500 funte secili.

Shkrimtari tha se ai vendosi në vitin 2009 të shkruante “një histori fantazmë ku të vdekurit mund të ofronin perspektivën e tyre” pas përfundimit të luftës civile në Sri Lanka, “kur pati një debat të ndezur se sa civilë vdiqën dhe faji i kujt ishte”./21Media/KultPlus.com

“Booker Prize” për Atwood dhe Evaristo

Çmimi prestigjioz i letërsisë britanike “Booker Prize”, iu dha shkrimtareve kanadeze, Margaret Atwood dhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo, respektivisht për “Les Testaments” dhe “Girl, Woman, Other”, si veprat më të mira të vitit në anglisht.

E nderuar me çmim edhe 19 vjet më parë, romancierja dhe poetesha, Margaret Atwood këtë herë u nderua me çmim për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur i romanit “The Handmaid’s Tale”.

Libri “”The Handmaid’s Tale”, publikuar në vitin 1985 u bë në vitin 2017 një serial televiziv që rriti edhe shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit arriti në tetë milionë kopje në botë.

Shpesh e përmendur për çmimin Nobel në Letërsi, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë çmimin “Booker Prize” në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.

Çmimi “Booker Prize” 2019 iu dha gjithashtu edhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo për librin “Girl, Woman, Other”, kronikë e jetës së familjeve me ngjyrë në Britaninë e Madhe.

“Jam gruaja e parë me ngjyrë që marr këtë çmim”, theksoi Bernardine Evaristo, 60 vjeçe, e cila e gjykoi të pabesueshme të ndante çmimin me një legjendë të tillë si Margaret Atwood./ atsh/ KultPlus.com

Atwood dhe Rushdie kandidatë për Booker Prize

Margaret Atwood dhe Salman Rushdie bëjnë pjesë mes shkrimtarëve të zgjedhur për Booker Prize 2019, çmim prestigjioz i letërsisë britanike, sipas listës prej gjashtë finalistësh, publikuar sot.

Romancierja dhe poetja kanadeze është përzgjedhur për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur “The Handmaid’s Tale”, që do të dalë në ditët e ardhshme në Britaninë e Madhe.

Presidenti i jurisë, Peter Florence e cilësoi “The Testaments” si një roman të egër dhe mrekullueshëm që na flet sot me bindje dhe fuqi.

“The Handmaid’s Tale”, vepër e publikuar në vitin 1985 është është kthyer në serialin televiziv më të suksesshëm në vitin 2017 që ka rritur shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit ka arritur në tetë milionë kopje të shitura në të gjithë botën.

Shpesh përmendur për çmimin Nobel për Letërsinë, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë Booker Prize në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.

Laureat i Booker Prize gjithashtu në vitin 1981 për romanin “Midnight’s Children”, Salman Rushdie, 72 vjeç, është zgjedhur për “Quichotte”, versioni modern i epopesë së ashtuquajtur pikareske të heroit Servantes zhvendosur në Amerikë.

Çmimi i letërsisë Booker Prize do të jepet më 14 tetor./ atsh/ KultPlus.com