Monumenti i Skënderbeut në Lezhë, kualifikohen 5 punime fituese

Komisioni përzgjedhës i bucetit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, busti të cilit do të vendoset në qendër të qytetit të Lezhës më 2 mars 2019, kualifikoi për vazhdimin e garës pesë punime nga 25 të paraqitura në konkurrim.

Komisioni vendosi që fituesi nga punimet e kualifikuara për në fazën tjetër të shpallet pas dy javësh.

Kjo periudhë është ftesë ndaj kritikëve të arteve figurative dhe artistëve të fushës që nuk janë pjesë e konkurrimit, të japin mendime, sugjerime dhe vlerësime në mënyrë që punimi fitues të jetë më dinjitozi.

Më 2 Mars 2019, në sheshin kryesor të Lezhës do të vendoset busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për të cilin Bashkia ka zhvilluar konkursin për përzgjedhjen e modelit më të mirë.