Komenti epik i Chris Martinit në koncertin e parë të Coldplay-t pas videos virale

Chris Martin, vokalisti i Coldplay, ka vendosur të bëjë humor me momentin viral të “Kiss Cam” që u bë hit në rrjetet sociale.

Të shtunën, gjatë koncertit të parë që pas videos së famshme të CEO-s dhe HR-it të Astronomers, Martin iu drejtua publikut me një paralajmërim: kamera po afrohet.

“Do të përshëndesim disa prej jush në publik,” tha ai në një video të shpërndarë në platformën X.

“Dhe si do ta bëjmë këtë? Do të përdorim kamerat tona për t’ju vendosur në ekranin gjigant. Kështu që, nëse nuk keni bërë grimin ende, bëjeni tani,” u shpreh ai, duke shkaktuar të qeshura në turmë.

Gjithçka nisi gjatë koncertit të Coldplay të mërkurën në mbrëmje në Foxborough, Massachusetts, kur kamera në publik kapi CEO-n e kompanisë Astronomer, Andy Byron, duke përqafuar me shuuumë dashuri shefen e Burimeve Njerëzore në të njëjtën kompani, Kristin Cabot.

Sapo kuptuan se po filmoheshin, të dy u larguan me shpejtësi nga njëri-tjetri dhe u përpoqën të mbulonin fytyrat, por ishte tepër vonë. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bë virale, duke grumbulluar dhjetëra miliona shikime që prej të mërkurës.

Pas bujës së krijuar, Andy Byron dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si CEO i Astronomer. Në një deklaratë të publikuar të shtunën, kompania bëri të ditur vendimin e tij:

“Siç është deklaruar më parë, Astronomer mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi. Udhëheqësit tanë pritet të jenë shembull në sjellje dhe përgjegjësi dhe kohët e fundit, ky standard nuk është përmbushur.

Andy Byron ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe Bordi Drejtues e ka pranuar atë. Bordi do të nisë menjëherë kërkimin për CEO-n e ardhshëm, ndërkohë që bashkëthemeluesi, Pete DeJoy, do të vazhdojë të veprojë si CEO i përkohshëm,” thuhej në deklaratë.

Chris Martin me koncert online për personat e vetizoluar nga koronavirusi

Vokalisti i grupit “Coldplay”, Chris Martin, të hënën i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta sjellë një performancë live për të gjithë personat e vetizoluar nga koronavirusi.

Transmetimi ku Martin shfaqej duke i interpretuar disa hite të ndryshme titullohej, #TogetherAtHome.

Në këtë transmetim live, këngëtari shumë i dashur britanik fillimisht i performoi këngët e grupit “Coldplay”, duke filluar me “Yellow” dhe tutje vazhdoi me interpretimin e coverit të këngës së David Bowiet, “Life on Mars?”

“Together, at Home” është një seri e re e koncerteve në internet e krijuar nga organizatat, “Global Citizen” dhe “World Health Organization”.

Koncertet në fjalë kanë për qëllim të mbledhin të holla për fondacionin “Solidarity Response Fund”, i cili do të ndihmojnë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit.

Në fund të transmetimit të tij, Martin e bëri të ditur lajmin se këngëtari i njohur amerikan, John Legend, do të jetë artisti i radhës i cili do të performojë në koncertet “Together, at Home”. / KultPlus.com