Coldplay anulon koncertet, vokalisti i grupit sëmuret rëndë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin po përballet me probleme shëndetësore dhe si rrjedhojë ka anuluar koncertet e ardhshme në Brazil. Lajmin e ka bërë me dije vetë grupi përmes një postimi në rrjete sociale. Mësohet se Martin është prekur nga një infeksion i rëndë në mushkëri.

“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023. Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris është vënë nën urdhrat e rreptë të mjekut për të pushuar për tre javët e ardhshme.”, njoftoi Coldplay.

Grupi kërkoi falje për anulimin por shtoi “duhet t’i japin përparësi shëndetit të Chris” gjatë kësaj kohe sfiduese. “Ne jemi optimistë që Chris do të bëhet mirë pas pushimit mjekësor të përshkruar dhe mezi presim të rifillojmë turneun së shpejti,” përfundoi deklarata e Coldplay./ KultPlus.com

‘Coldplay’ njofton se nuk do të bëjnë më muzikë së shpejti

Lajme jo të mira për të gjithë fansat e “Coldplay”. Grupi britanik planifkion të mos bëjë muzikë të re pas vitit 2025.

Gjatë një interviste, vokalisti Chris Martin njoftoi se grupi po planifikon të publikojë një album të ri në studio, por ky do të shënojë herën e fundit që ata regjistrojnë së bashku si grup.

Njoftimi i madh vjen pak më shumë se dy muaj pasi “Coldplay” publikoi albumin e tyre të nëntë në studio, “Music Of The Spheres”, i cili u prodhua nga Max Martin, i cili është një producent i ri në diskografinë e grupit.

Ndërsa albumi i dhjetë në studio do të shënojë fundin e karrierës së regjistrimit të Coldplay si grup, kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen fare.

Rezulton se ata ende po planifikojnë të luajnë shfaqje të drejtpërdrejta në të ardhmen e parashikueshme.

“E di që mund t’ju them se regjistrimi ynë i fundit i duhur do të dalë në vitin 2025 dhe pas kësaj mendoj se do të bëjmë vetëm turne”, tha Martin për Jo Gavay në “BBC Radio 2”.

“Ndoshta do të bëjmë disa gjëra bashkëpunuese, por katalogu i Coldplay, si të thuash, përfundon atëherë”, shtoi ai.

Duke u formuar në Londër, Angli në vitin 1996, Coldplay publikoi albumin e tyre debutues në studio, “Parachutes”, në vitin 2000, duke krijuar këngët “Shiver”, “Yellow”, “Truble” dhe “Don’t Panic”.

Debutimi ishte një sukses kritik dhe komercial pas komenteve pozitive. I certifikuar 9 herë platin në Britani dhe 2 herë platin në SHBA, “Parachutes” fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë të muzikës alternative në 2002. /KultPlus.com

Chris Martin confirms Coldplay will stop making music in 2025

Coldplay publikon albumin e ri me performancë të drejtpërdrejtë (VIDEO)

Për të festuar publikimin e albumit të tyre të ri, “Music of the Spheres”, Coldplay u ka dhënë fansave një shans për të transmetuar performancën e tyre më të fundit.

Ky po ashtu është koncerti i parë masiv i grupit pas pesë vjetësh, shkruan AP, transmeton KultPlus.

Për fansat që humbën transmetimin e drejtpërdrejtë të shfaqjes, e cila u zhvillua në Climate Pledge Arena në Seattle të premten do të ketë video të përmbledhura në platforma muzikore.

Albumi “Music of the Spheres” është në dispozicion për t’u transmetuar në Amazon Music në nivel global. / KultPlus.com

Coldplay me një turne global ekopërgjegjës

Grupi britanik, Coldplay ka njoftuar një turne të ri botëror në 2022, “sa më i qëndrueshëm i mundshëm” dhe pothuajse plotësisht i mundësuar nga panele diellore, një bateri portative e qëndrueshme dhe një platformë kinetike.

“Të luash drejtpërdrejt dhe të jesh i lidhur me njerëzit është arsyeja pse grupi ekziston, por, në të njëjtën kohë, ne jemi shumë të vetëdijshëm se planeti po përballet me një krizë klimatike”, shkroi Coldplay në Twitter.

“Anëtarët e grupit rok i kanë kaluar dy vitet e fundit duke u këshilluar me ekspertë të mjedisit për ta bërë këtë turne sa më të qëndrueshëm”, shtuan ata.

Për këtë turne të ri, duke festuar albumin e tyre të fundit “Music of The Spheres”, grupi do të përdorë “baterinë e parë të shfaqjes të karikueshme dhe të lëvizshme në botë”, në vend të gjeneratorëve të zakonshëm me naftë ose benzinë.

Fansat do të jenë në gjendje, gjithashtu, të prodhojnë energji elektrike për koncertin falë një dyshemeje kinetike dhe biçikletave elektrike, si edhe do të instalohen panele diellore.

Coldplay shpreson të ushqejë koncertet e tij “pothuajse tërësisht me energji të rinovueshme” dhe “të zvogëlojë gjurmën e tij të karbonit”, duke premtuar për të zvogëluar emetimet e tyre të dyoksidit të karbonit me 50 për qind, në krahasim me turneun e tyre 2016-2017./KultPlus.com

Coldplay bashkëpunim me BTS në albumin e radhës

Grupi rock britanik, Coldplay, ka konfirmuar bashkëpunimin e përfolur me superyjet e K-pop, BTS.

“My Universe”, që do të këndohet në gjuhën angleze dhe koreane, u shkrua nga grupet dhe u prodhua nga kompozitori e producenti suedez Max Martin, i cili ka punuar edhe me artistë të tjerë, përfshirë Britney Spears dhe Taylor Swift.

Kënga do të publikohet si single më 24 shtator dhe do të shfaqet në albumin e nëntë të ardhshëm të Coldplay, “Music Of The Spheres”.

Dy këngë janë lëshuar deri më tani nga regjistrimi: “Higher power” dhe “Coloratura” (10 minuta).

“Higher power” u shfaq për herë të parë në maj, me ndihmën e astronautit francez Thomas Pesquet, në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Coldplay, aktualisht, mban titullin e grupit më të kandiduar në Brit Awards, me 28 të tilla në total dhe nëntë çmime të fituara.

BTS, një nga grupet më të njohura dhe me ndikim në muzikën botërore, përbëhet nga RM, Jin, Suga, J-Hope, Jimin, V dhe Jungkook.

“Music Of The Spheres” do të dalë në treg më 15 tetor./KultPlus.com.

Coldaplay së shpejti me album të ri

Pas një pauze dy vjeçare, grupi i famshëm ”Coldplay” rikthehen edhe me një album.

Mediet ndërkombëtare kanë bërë të ditur se albumi mban titullin ”Music of the Spheres” dhe pritet të lansohet më 5 tetor të këtij viti.

Ndërkaq albumi do të përmbajë gjithsej 12-të këngë, transmeton KultPlus.

”Music of the Spheres” është albumi i shtatë me radhë i grupit, dhe vjen pas albumit ”Everyday life” i cili u publikua në vitin 2019 duke poseduar tashmë një sukses të madh. / KultPlus.com

Dua Lipa, arsyeja kryesore e fitimeve marramendëse të industrisë muzikore në Britani

Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles kanë ndihmuar industrinë britanike të rekordeve të fitonte 519.7 milion £ jashtë shtetit vitin e kaluar, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani, shkuran BBC, transmeton KultPlus.

Të ardhurat nga eksporti për muzikë u rritën për 6% krahasuar me 2019, të ndihmuar nga “rritja shpërthyese e transmetimit të muzikës”, ka thënë shoqata e markave rekord BPI.

Rreth 300 artistë britanikë morën 100 milion transmetime ose më shumë.

Dua Lipa’s ‘’Don’t Start Now’’ ishte hiti më i madh britanik i vitit 2020.

Himni i klubit u transmetua 1.62 miliardë herë në total, ndërsa albumi i saj fitues i çmimit Brit ‘’Future Nostalgia’’, ishte i 10-ti më i shitur i vitit.

Regjistrimi i dytë i Harry Styles, ‘’Fine Line’’, doli edhe më mirë si albumi i pestë më i shitur në botë për vitin 2020.

Pavarësisht nga këto arritje, nuk kishte asnjë artist britanik të renditur në mesin e 10 shitësve më të mirë të vitit në të gjitha formatet, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të krijuar super yje globale në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Në vend të kësaj, lista u kryesua nga grupi korean pop BTS, me pjesën tjetër përfshirë: The Weeknd, Billie Eilish dhe Taylor Swift.

Sipas BPI, Mbretëria e Bashkuar është ende eksportuesi më i madh i muzikës në botë, pas SHBA-ve, por vitin e kaluar pjesa e saj në tregun global ka rënë nga 17% në 2015 në 10%.

Sidoqoftë, me përjashtim të albumit të Dua Lipa, 2020 ishte relativisht e qetë për publikimet e reja të mëdha nga artistët britanikë.

Popullariteti global i The Beatles, Queen, Pink Floyd dhe The Rolling Stones gjithashtu ka ndihmuar në mbështetjen e industrisë britanike të muzikës në shërbimet e transmetimit.

Në fillim të këtij viti, BPI njoftoi se të ardhurat totale të regjistruara të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar ishin rritur me 3.8% në 2020 për të arritur në 1.118 miliardë £, nxitur kryesisht nga rritja e transmetimit.

Ky është totali më i lartë që nga viti 2006 (1.17 miliardë funte) dhe viti i pestë radhazi i rritjes. / KultPlus.com

Coldplay sjell së shpejti albumin e nëntë

Coldplay po përgatiten për të realizuar albumin e tyre të nëntë, dhe të parin në dy vitet e fundit.

Albumi do të titullohet “Music Of The Spheres” dhe këngët për albumin siç raportohet janë përgatitur gjatë mbylljes për shkak të pandemisë me koronavirus.

Grupi përbëhet nga Chris Martin, Jon Bucklan, Guy Berryman dhe Will Champion ndërkohë që ditëve të fundit është përfolur edhe për jetën personale të vokalistit të grupit Chris Martin.

Thuhet se ai dhe aktorja Dakota Johnson po bashkëjetojnë pas një lidhje tri vjeçare. /KultPlus.com

Mbi 1500 artistë bashkohen për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë

Radiohead, The Cure, Dua Lipa, Nick Cave, PJ Harvey, Johnny Marr, Dizzee Rascal, Primal Scream, Paul McCartney, The Rolling Stones and Coldplay, janë disa nga artistët të cilët po kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë në Britani.

Afro 1,500 artistë dhe grupe të ndryshme kanë nënshkruar një letër të hapur qeverisë me kampanjën LetTheMusicPLay, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të ndalur “dëmtimin katastrofal” që po përjeton industria e muzikës së gjallë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan revista NME, transmeton KultPlus.

Muajin e kaluar, organizata Music Venue Trust ka dërguar një letër të nënshkruar për 560 hapësira për koncerte duke bërë thirrje për 50 milionë funte ndihma për të shpëtuar industrinë e muzikës, në përpjekje që të parandalohet mbyllja permanente e këtyre vendeve. Afro 92% të bizneseve të festivaleve gjithashtu janë në rrezik të mbylljeve, transmeton KOHA.

Letra e hapur e nënshkruar nga 1500 artistë iu dërgua Sekretarit të Britanisë për Kulturë, Media dhe Sport Oliver Downden për të marrë përkrahjen e duhur në mënyrë që kjo industri të mbijetojë, duke cekur se në të kundërtën do të humbet edhe një pjesë vitale e kulturës dhe artit në Britani. / KultPlus.com

Coldplay sjell videoklipin e ri të inspiruar nga “Ferma e Kafshëve” të Orwellit

Rok grupi Coldplay ka publikuar videoklipin më të ri të këngës “Trouble In Town”, inspiruar nga “Ferma e Kafshëve” të George Orwellit.

Kjo është kënga e pestë e publikuar nga albumi i tetë i grupit “Everyday Life”, shkruan NME, transmeton Koha.

E inspiruar nga satira politike e Orwellit, klipi me regji të Aoife McCardle “Trouble In Town” vjen me skena mjaft shqetësuese. /KultPlus.com

Coldplay sjell dy këngë në prag të publikimit të albumit

Në prag të publikimit të albumit më të ri rok grupi Coldplay ka publikuar dy këngë, njërën prej tyre me videoklip.

“Champion of the World” dhe “Daddy”, me këtë të dytin që vjen me një me videoclip të animuar, transmeton Koha.net.

Këto dy këngë janë pjesë e albumit “Everyday Life”, i cili do të publikohet nesër, më 22 nëntor.

Për këtë album Coldplay ka bashkëpunuar me YouTube Originals, që do të transmetojë në këtë platformë perfomancën e promovimit të këtij albumi.

“Everyday Life” do të promovohet me një koncert të grupit që do ta mbajë në Aman, kryeqytetin e Jordanisë. / KultPlus.com

Coldplay paralajmëron albumin e ri në një letër dërguar një adhurueseje

“Gjatë 100 vjetëve të fundit kemi punuar në një gjë të quajtur ‘Everyday Life’”, shkruan anëtarët e bendit në një letër.

Do të jetë një album i dyfishtë, i ndarë në dy pjesë, i cili do të titullohet “Sunrise” dhe “Sunset” dhe do të publikohet më 22 nëntor, shkruan KOHA Ditore. Letra u nënshkrua nga të katër anëtarët e bendit, ndërsa pranuesja fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë mashtrim.

“Alarm i rremë! E kam pranuar këtë letër sot në mëngjes, por nuk shoh asnjë arsye se pse dikush do ta dërgonte atë”, tha Lena Tayara në Twitter, duke e postuar një foto të letrës së pranuar.

Image

Pasi që ndjekësit e saj në Twitter e bindën se letra dukej autentike, ajo ndryshoi mendje dhe shkroi: “Po ta dija se letra ishte origjinale, do ta vendosja një mbulesë më të bukur tavoline para se ta fotografoja. Por faleminderit për kartolinën, jam e mahnitur dhe shumë e prekur”.

Coldplay është bendi më i shitur britanik i shekullit 21. Sipas statistikave të revistës Charts, ata i kanë tre nga 20 albumet më të shitura të këtij mijëvjeçari, të udhëhequr nga “A Rush Of Blood To The Head” nga viti 2002. /koha,net/ KultPlus.com

Bendi britanik shënon rekord, i treti në histori sa i përket të ardhurave nga turnetë

Grupi britanik është futur në listën e tureve më të paguara në histori, shkruan KultPlus.

Bendi Coldplay ka grumbulluar 523 milionë dollarë nga turneu, dhe një gjë e tillë është konfirmuar pas koncertit të 114-të.

Vetëm dy grupe kanë pasur suksese me turnetë, sa i përkët të hyrave, U2 që fitoi 784 milionë dollarë, në turneun përgjatë viteve 2009-2011 dhe Rolingstones, që patën fituar 558 milionë dollarë. Turneu i Codlplay filloi në Buneos Aires, në mars të vitit 2016 dhe turi i këtij bendi llogaritet të jetë përcjellë nga 5.5 milionë dollarë./KultPlus.com

Dua Lipa me turne në qytete të ndryshme të botës

Dua Lipa i ka publikuar tashmë datat e koncerteve të turneut të saj, me titull “Dua Lipa: The Self-Titled Tour”.

Turneu ka për qëllim promovimin e albumit debutues të këngëtares, dhe do ta dërgojë atë në më shumë se 20 qytete të ndryshme të botës.

Koncerti i parë besohet se do të zërë vend në Brighton të Anglisë më 5 tetor, ndërsa turneu do të përfundojë më 17 shkurt të vitit të ardhshëm në Seattle të SHBA-së.

Në këtë projekt madhor të muzikës, Dua, do të shoqërohet edhe nga ylli Bruno Mars dhe grupi “Coldplay”./ KultPlus.com