Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë (FOTO)

Rosalyn Ferrer, 50 vjeç dhe Rommel Basco, 55 vjeç, nga provinca Pampanga në Filipine, jetojnë në një tendë të vogël me gjashtë fëmijët e tyre për më shumë se dy dekada.

Ata mbledhin mbetje plastike për të siguruar ushqimin. Dhe merak i çiftit pos një shtëpie më të mirë, ishte edhe një dasmë dhe ajo u bë më 13 shkurt dhe u quajt “dasmë bamirësie”.

Richard Strandz zotëron një sallon flokësh dhe u takua rastësisht me çiftin. Pasi dëgjoi historinë e tyre, ai bisedoi me miqtë e tij për t’i ofruar çiftit një paketë të plotë martese, transmeton KultPlus.

“Unë zbulova se ata të dy kanë jetuar së bashku për më shumë se dy dekada, por nuk kishin pasur mundësi të bëjnë një martesë të vogël. Unë u preka nga historia e tyre e dashurisë, kështu që kontaktova miqtë e mi që kishin një biznes dasmash dhe mendova t’i befasoja me një martesë bamirësie”, shprehet Strandz.

Për fotografitë magjepsëse të çiftit, Rosalynit iu dhurua një fustan i bardhë nusërie dhe Rommeli veshi një kostum klasik.

“Ne nuk kemi pasur kurrë para dhe përqendroheshim vetëm të nxirrnim ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë çdo ditë. Tani ndihem aq e bekuar për këtë që ka ndodhur. Unë jam shumë mirënjohëse”, shprehet Rosalyn.

Richardi dhe miqtë e tij do të paguajnë gjithashtu për ceremoninë martesore në kishë, për të cilën shpresojnë të mbahet më vonë këtë vit, pasi të kenë nxjerr letrat e tyre të martesës dhe pandemia të jetë zbutur. /a2news/ KultPlus.com