‘Pa Vend’ nga Samir Karahoda fiton çmimin kryesor për filmin e shkurtë në festivalin ‘Cinemed’

“Pa Vend” me regji të Samir Karahodës, ka fituar çmimin  kryesor për filmin e shkurtë në Cinemed, Festivalin Mediteran në Montpellier në Francë, përcjell KultPlus.

Filmi “Pa Vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.

Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve./KultPlus.com

‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli fiton çmimin kryesor në Festivalin Mediteran të Filmit “Cinemed”

Filmi Zgjoi me regji të Blerta Bashollit ka fituar çmimi kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e filmit ‘Zgjoi’ në Instagram, ku njoftoj në se ky është çmimi i 13-të që merr ky film.

Filmi nën regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”. Festivali që mbahet në Montpellier të Francës, nisi më 15 tetor dhe përfundoi sonte me ndarjen e çmimeve.”-thuhet në njoftim.

“Zgjoi”, filmi që është bazuar në ngjarje të vërtetë, atë të grave të Krushës, përkatësisht të Fahrije Hotit, është i propozuar nga Kosova në garën e çmimeve ‘Oscars’./KultPlus.com