‘Cirku Fluturues’ edhe në tri festivale ndërkombëtare, nga java e ardhshme në të gjitha kinematë e Kosovës

Filmi ‘Cirku Fluturues’ vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ndërkombëtar duke u përzgjedhur në kategoritë garuese të 3 festivaleve ndërkombëtare në Amerikë dhe Europë, shkruan KultPlus.

Gjatë muajit mars dhe prill filmi do të shfaqet në Sofia International Film Festival në Bullgari, një festival shumë i rëndësishëm Europian, ku Cirku Fluturues do t’a ketë premierën regjionale i përzgjedhur në kategorinë garuese të filmave ballkanik.

Poashtu në muajin mars, filmi do t’a ketë premierën e Bregut Perendimor Amerikan në festivalin Method Film Fest në Beverly Hills, festival ky që ka në fokus aktorët, për të vazhduar në muajin prill në Cleveland International Film Festival në Ohio (USA), ku do të shfaqet në kategorinë kryesore garuese.

‘- Jam shumë i lumtur që filmi ynë po vazhdon rrugëtimin nëpër festivale të mira ndërkombëtare, por edhe më i lumtur që nga 12 marsi do të fillon shfaqjen në gjitha kinematë e Kosovës. Poashtu jam shumë krenar që publiku ynë do ta ketë rastin ta shijon filmin së bashku me gjithë ekipin e madh të filmit’ – tha regiisori dhe skenaristi Fatos Berisha.

Filmi ‘Cirku Fluturues’ nga 12 marsi do të shfaqet si premierë vendore në kinematë Cineplexx Prishtinë, Kino ABC Prishtinë, Cinemarine Prizren, Cineplexx Prizren, Dokukino Prizren dhe Kino Jusuf Gërvalla në Pejë.

Filmi ‘Cirku Fluturues’ tashmë është fitues i 2 çmimeve ndërkombëtare si Filmi më i mirë ndërkombëtar në Santa Barbara International Film Festival dhe Fabrique du Cinema Awards në Romë.

‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kishte premierën botërore në Tallinn Black Nights International Film Festival të Estonisë në muajin nëntor të vitit të kaluar. /KultPlus.com

“Cirku fluturues” së shpejti në kinematë e Kosovës

Filmi debutues i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Fatos Berishës do të prezantohet me premierë kosovare, shkruan KultPlus.

Është bërë e ditur se premiera e këtij filmi fillimisht do të jepet në Cineplexx të Prishtinës, më datën  12 mars, për të vazhduar më tej edhe në kinema të tjera.

“Cirku fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të viteve të ’90-ta e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe të Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. “Cirku fluturues” bazohet në një ngjarje të vërtetë, të përjetuar nga vetë regjisori. Në këtë film me rolet e tyre paraqiten aktorët: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani dhe Velibor Topic,  ndërsa në rolet dytësore: Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.

Producente e filmit është Vjosa Berisha, kurse bashkëproducentë janë: Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka dhe Fatos Berisha. Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga drejtori i fotografisë Almir Ðikoli, montazheri Vladimir Pavlovski, disenjatori i setit Arben Shala, kompozitori Ognen Anastasovski, si dhe kostumografja Desantila Lika.

Filmi “Cirku fluturues” ka pasur premierën botërore në njërin prej festivaleve më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, në Tallin të Estonisë. /KultPlus.com

“Cirku Fluturues” shpallet filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtar

Filmi i gjatë artistik, “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji të Fatos Berishës mbrëmë fitoi çmim të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të filmit në Santa Barbara të Kalifornisë (SHBA).

”Cirku Fluturues” u shpall fitues i çmimt “Filmi më i mirë artistik ndërkombëtar”, shkruan KultPlus.

Ky film artistik është komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90-ve e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. Filmi “Cirku Fluturues” është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production).

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore. / KultPlus.com

‘Cirku Fluturues’ zyrtarisht në konkurrencë në ”Santa Barbara International Film Festival”

‘Cirku Fluturues’ do të fillojë vitin e ri me premierë në Amerikën Veriore, në Santa Barbara të Kalifornisë.

Ky lajm u bë i ditur sot kur edhe u bë publik programi i festivalit që shënon edicionin e 35-të këtij vit.

“- Jam shumë i lumtur që po e fillojmë vitin 2020 me paraqitjen e filmit tonë për publikun amerikan, në Santa Barbara. Festivali Santa Barbara na ka ftuar në konkurrencë zyrtare, dhe kjo na bën shume të lumtur sepse konkurrenca ka qenë shumë e madhe. Nuk mund të ketë lajm më të mirë për ne se ky.” – u shpreh Fatos Berisha, regjisor i filmit.

‘Cirku Fluturues’ film i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Fatos Berishës, me producente Vjosa Berishën, ka pasur premierën botërore në festivalin nderkombëtar ”Tallinn Black Nights” në Estoni në nëntor të viti që lamë pas, ku menjëherë pas tij mori edhe çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar nga ‘Fabrique Du Cinema’ në Romë, ku kryetar i jurisë ishte fituesi i çmimit Oscar, skenaristi dhe regjisorit Paul Haggis.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Santa Barbara këtë vit do të nderojë me çmime personalitetet e njohura si Brad Pitt, Scarlett Johansson, Adam Driver dhe Laura Dern.

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Cirku Fluturues’ është bashkeprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është perkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Filmit Shqipëri dhe Agjensia e Filmit Maqedoni Veriore.

Në këtë film në rolet kryesore luajnë: Armend Smajli, Afrim Mucaj, Tristan Halilaj dhe Shpëtim Selmani, ndërsa në rolet dytësore Velibor Topic, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, May Linda Kosumovic, Doresa Rexha, Rromir Zalla, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Esela Pysqyli dhe të tjerë.

Në linkun më poshtë mund të shikoni trailerin e Cirkut Fluturues. / KultPlus.com

Premierë e jashtëzakonshme e filmit ‘Cirku Fluturues’ në Tallin

Mbrëmë në Black Nights Film Festival në Tallin të Estonisë u shfaq premiera botërore e filmit të gjatë artistik ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha. Filmi pati një pritje dhe reagim jashtëzakonisht të mirë nga publiku.

Ky është filmi i parë i gjatë i regjisorit Fatos Berisha i cili shënon një sukses të madh me premierë botërore në konkurencë kryesore në këtë festival kaq të njohur. Regjisori Berisha në fjalimin e tij para shfaqjes shprehu pikëllimin me tragjedinë që po përjeton populli shqipëtar këto ditë dhe kërkoi nga publiku nderim për viktimat e tërmetit në Shqipëri; “Është një moment i veçantë në karrierën time. Jam i lumtur që filmi im i parë është në këtë festival. Faleminderit që na keni ftuar këtu. Kjo shfaqje është premierë edhe për aktorët e filmit të cilët do ta shohin filmit këtu bashkë me ju për herën e parë“ u shpreh në vazhdim Berisha.

Cirku fluturues është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90tave e një grupi aktorësh nga Kosova të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

Prezent në premierë në Tallin ishte edhe një pjesë e ekipt të filmit e përbërë nga producentja Vjosa Berisha, aktorët Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, Maylinda Kasumovic dhe Vedat Bajrami.

‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë, dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore.

Pas shfaqjes seë filmit, ekipi u rikthye në skenë për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta. Të shtunën do të mbyllet festivali, ku dhe do të ndahen çmimet. / KultPlus.com

‘Cirku Fluturues’ nga Fatos Berisha në konkurrencë kryesore në Tallin të Estonisë

Filmi i gjatë artistik ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha dhe me producente Vjosa Berishën do ta ketë premierën botërore në njërin prej festivaleve më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit në Tallin të Estonisë, përcjellë KultPlus.

Cirku fluturues është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90tave e një grupi aktorësh nga Kosova të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

“Jam i lumtur që po përfundon rrugëtimi i gjatë i prodhimit të këtij filmi dhe njëkohësisht shumë i gëzuar që do fillojmë rrugëtimin në festivale dhe kinema. Jam krenar që puna e të gjithë ekipës është vlerësuar me pjesëmarrje në konkurrencën kryesore në një festival të kategorisë A” u shpreh Fatos Berisha regjisori i filmit.

Në rrolet kryesore luajnë: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, dhe Velibor Topić. Ndërsa në rrolet dytësore: Velibor Topic, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.

Producente e filmit është Vjosa Berisha, dhe me bashkëprodecentë Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka, dhe Fatos Berisha.

Drejtor i fotografisë – Almir Ðikoli, montazher – Vladimir Pavlovski, dizajner i setit Arben Shala, kompozitor – Ognen Anastasovski, dhe kostumografe – Desantila Lika.

‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë, dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore. / KultPlus.com