Hapet konkursi për ndarjen e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2021

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” ka shpallur të hapur konkursin për ndarjen e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2021, përcjellë KultPlus.

Çmimi kombëtar “Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Çmimi u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni dhe bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi kombëtar “Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, për kontribut të theksuar si dhe për arritje me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, të shkencës dhe të kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

Institucionet e arsimit të lartë;
Institucionet shkencore;
Shoqatat shkencore dhe profesionale;
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiuesit individualë.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

Të dhëna personale për autorin;
Të dhëna bibliografike; dhe
Arsyetimin e propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet duhet të dërgohen deri më 5. 6. 2021, në 5 kopje, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” – Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, Rr. ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, 1200 Tetovë, Fahu postar, Nr. 50.

Propozimet e pakompletuara si dhe ato që nuk do të dërgohen brenda afatit të sipërthënë, nuk do të merren parasysh. / KultPlus.com