Dashuri në kohë Covidi: Infermieri i propozon partneres për martesë në një mënyrë të pazakontë

Një infermier nga Torre Santa Susanna (Brindisi) shkroi propozimin për martesë për të dashurën e tij në kostumin anti-Covid që mban çdo ditë për punë.

Infermieri 32-vjeçar punon në departamentin e Pneumologjisë të spitalit Ostuni (Brindisi).

“Carmelì, do të martohesh me mua? Po, jo,” shkroi ai në pjesën e pasme të kostumit. Më pas e postoi foton në Facebook dhe etiketoi të dashurën e tij. Përgjigjja nuk vonoi shumë. Ajo u përgjigj me një po, përsëri në Facebook.

“Rezultova pozitiv me Covid, midis të parëve, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që vaksinohen – thotë infermieri – m’u përforcua ideja që jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, të tilla si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja”. / KultPlus.com