Përkujtohet aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot aktorin dhe regjisorin Dhimitër Orgocka, në kuadër të “Muajit të teatrit”.

“Kujtojmë sot aktorin dhe regjisorin Dhimitër Orgocka, që u nda nga ne vetëm një vit më parë!”, u shpreh Margariti.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi Gjeneral Gramafoni, Rrugicat që kërkonin diell, Asgjë nuk harrohet, Njerëz në rrymë, Yjet e netëve të gjata dhe Horizonte të hapura.

Aktori dhe regjisori shqiptar Dhimitër Orgocka u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare./ KultPlus.com