Shënohet Dita Botërore e Mjedisit, Ahmeti: Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku

Fotografia: Arian Mavriqi

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim, shkruan KultPlus.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke bërë apel që kjo ditë të shërbejë si kujtesë për rëndësinë e mbrojtejës së mjedisit ku jetojmë.

“Mirëmëngjesi Prishtinë,
Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë.
Ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe “Prishtina Green Week”. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit. Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve.
Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!”, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com

Dita Botërore e Mjedisit

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human. / KultPlus.com