Sfidojeni veten, shkruani një letër duke udhëtuar në kohë

Në Ditën Botërore të shkuarjes së Letrave, Utalaya Fondation në bashkëpunim me zyrën e Unicefit në Kosovë sfidon fëmijët e prindërit që të udhëtojnë në kohë, të ndërrojnë rolet e të shkruajnë një letër, përcjellë KultPlus.

Në një postim të bërë në Facebook nga ana e Utalaya Fondation u bëhet thirrje fëmijëve që ti shkruajnë letër vetës së tyre, por të imagjinojnë së janë rreth 20 vite më të mëdhenj se tash. Ndërkaq prindërit i udhëzon që të kthehen në kohën kur kanë qenë fëmijë dhe të shkruajnë se si kanë kaluar fëmijërinë e tyre.

Krejt në fund të postimit tregohet se letrat mund të dërgohen në emailin [email protected] prej ku dhe mund të fitohet një shpërblim nga pakoja e Unicefit për zhvillim të fëmijërisë së hershme./ KultPlus.com

Sot është dita botërore e shkruarjes së letrave … e ne po iu sfidojmë që të hyni e të udhëtoni në makinën e kohës me…

Gepostet von Utalaya am Dienstag, 1. September 2020