Sot, shënohet Dita Botërore e Sindromës Down

Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.

Nuk dihet ende pse ndodh, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore. Ajo ekziston në të gjitha rajonet, anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në stilet e të mësuarit, karakteristikat fizike dhe shëndetin.

Cilësia e jetës së njerëzve me sindromën Down mund të përmirësohet duke plotësuar nevojat e tyre për kujdesin shëndetësor, duke përfshirë kontrolle të rregullta me profesionistë shëndetësorë për të monitoruar gjendjen mendore dhe fizike dhe për të ofruar ndërhyrje në kohë, qoftë fizioterapi, terapi profesionale, terapi të folurit, këshillim apo edukim special.

Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

Sot, Dita botërore e Sindromës Down

Sot, Dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi është Dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011, e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Kjo ditë ka si qëllim të inkurajojë miqtë tanë në të gjithë botën që në këtë ditë të zgjedhin të kryejnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë të kesh sindromën Down dhe se si njerëzit me sindromën Down luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Down.

Kjo ditë ka si synim bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me sindromin Down më 21 mars. Çdo vit, zëri i njerëzve me sindromën Down dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta rritet më shumë./ KultPlus.com