Sot Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit

29 Prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 u lind veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover.

Që nga viti 1982, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë të cilat ndoshta disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë.

Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të afrohemi nga qielli, bota, pafundësia. Ky përshkrim është pjesë e mesazhit ndërkombëtar që përcillet këtë ditë.

Më 29 prill shfaqjet e vallëzimit në mënyrë tradicionale fillojnë me leximin e mesazhit ndërkombëtar.

Deri tash nuk ka njoftim për ndonjë aktivitet në Kosovë për shënimin e kësaj dite. / KultPlus.com

Dita Botërore e Vallëzimit do të shënohet edhe në Prishtinë

Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor (vallëzim) e cila do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti, nesër prej ores 17:30. Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”.

Organizatorët bëjnë të ditur se në këtë festë do të përfshihen: organizimi i garave të para jo formale të VALLËZIMIT në mes të pesë shkollave fillore të Prishtinës e mbeshtetur nga Komuna e Prishtinës, prezentim i koregrafive nga shkolla vallëzimi të ndryshme(balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, zumba, etj), prezentim të koregrafive të ndryshme grupore dhe animacione vallëzimi dhe performansa të rastit nga qytetarët e Prishtinës. /KultPlus.com