15 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë

15 tetori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë shënohet si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë, shkruan KultPlus.

Siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), aktiviteti fizik është “çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë që kërkon shpenzim energjie”.

Është një nga stimujt funksionalë themelorë të organizmit, i cili, nëse aplikohet rregullisht, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh kronike, kryesisht kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit, diabetit jo të varur nga insulina dhe osteoporozës.

Aktiviteti fizik i rregullt stimulon metabolizmin e glukozës, zvogëlon yndyrën e trupit, përmirëson rregullimin e peshës trupore, ul presionin e gjakut, si dhe redukton humbjen e masës kockore.

Aktiviteti fizik ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson cilësinë e gjumit, i cili është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës në përgjithësi (1-4).

Organizata jo-qeveritare, Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, ka thënë se ndonëse Kosova përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit, ka hapësira të mjaftueshme për ta festuar këtë ditë, hapësira këto të cilat me një kujdes të shtruar, kundër ndotjes, do t’i ofronin qytetarëve portën drejt një shëndeti më të mirë. /KultPlus.com

15 tetori, Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë.

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë. / KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë.

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Të të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.