Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Diversiteti kulturor i Kosovës është forca jonë më e madhe

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, festë e cila është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale, përcjell KultPlus.

Për këtë ditë, Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se diversiteti kulturor i Kosovës është forca jonë më e madhe.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romanit, ne festojmë kulturën e pasur të popullit rom në Kosovë dhe në mbarë botën. Kjo ditë është një kujtesë për të gjithë ne se ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të avancuar barazinë, përfshirjen dhe përfaqësimin”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë i mbajtur në prill të vitit 1971. /KultPlus.com

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, dramaturgun Nexhip Menekshe



Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësues të këtij komunitetit të kryesuar nga deputeti Ergjan Galushi, përcjellë KultPlus.

Presidentja Osmani ka uruar përfaqësuesit rom në Ditën Ndërkombëtare të tyre dhe ka theksuar se Republika e Kosovës është shtet i lirë dhe demokratik në të cilin respektohen standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas Presidentes Osmani, komuniteti rom krahas komuniteteve të tjera është pjesë e rëndësishme e diversitetit kulturor të Kosovës dhe se ka dhënë kontribut në procesin e shtetndërtimit të vendit. 

“Në Kosovë, të gjitha komunitetet duhet kenë mundësi të barabarta, sikurse edhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Komuniteti rom ka dhënë kontribut në shtetformim, në ndërtimin e fundamentit të shtetit tonë”, ka thekuar Presidentja Osmani.

Me rastin e kësaj Dite, Presidentja Osmani ka dekoruar post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave, dramaturgun, gazetarin dhe mësuesin e gjuhës rome,  Nexhip Menekshe. / KultPlus.com

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësues të këtij komunitetit të kryesuar nga deputeti Ergjan Galushi, përcjellë KultPlus.

A do të sjellë ndryshim korniza e re strategjike e Romëve në BE?




“Evropa ka për detyrë të mbrojë pakicat e saj nga racizmi dhe diskriminimi, dhe të promovojë diversitetin si një dhuratë të mrekullueshme që e bën Evropën të fortë dhe elastike.”

Në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së, Komisioni Evropian sapo nisi kornizën e re strategjike të Romëve të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje nga vitet 2020-2030’. Kjo kornizë është një dokument që bazohet në përvojat e mëparshme të kornizës së BE për strategjitë kombëtare të integrimit të Romëve deri në vitin 2020. Për më tepër, ai është ndërtuar në përputhshmëri me prioritetin kryesorë të Komisionit për të ndërtuar një Union të barazisë.

Kur shikoni dokumentin, ndryshimi i parë që vëreni është se korniza e re kalon nga qasja e ‘integrimit’ në atë të ‘barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes’. I jep vëmendje faktit se gjendja e vështirë e romëve mund të adresohet vetëm nëse fenomeni i diskriminimit dhe antigjipsizmit, i cili gjithsesi është një faktor kryesor strukturor i  përjashtimit, i cili duhet të luftohet së bashku me perspektivat socio-ekonomike.

Për herë të parë Komisioni propozon objektiva kuantitative për të monitoruar arritjet, pasi kësaj radhe masës së përgjithshme të progresit i jepet një rëndësi e veçantë. Në këtë drejtim p.sh, Komisioni përcakton synime të tilla si: ulja e proporcionit të Romëve me përvojë diskriminimi të paktën për gjysmë; ulja e përqindjes së popullsisë së përgjithshme që ndihen të pa kënaqur për të pasur fqinjët romë të paktën në një të tretën; ulja e hendekut të varfërisë midis romëve dhe popullsisë së përgjithshme të paktën për gjysmë; ulja e hendekut në pjesëmarrje në arsimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme të paktën për gjysmë; ulja e hendekut të punësimit të paktën për gjysmë; ulja e hendekut gjinor të punësimit për romët të paktën për gjysmë; ulja e hendekut të jetëgjatësisë së paku për gjysmë; ulja e mbipopullimit në njëjsinë e banimit të paktën për gjysmë; etj.

Përmbushja e objektivave të kësaj kornize strategjike kërkon veprim si në nivelin e BE-së ashtu edhe në atë kombëtar. Kjo qasje plotësuese është mënyra e vetme për të nxitur një ndryshim në terren. Ndërsa situata e romëve ndryshon në të gjitha vendet, ekziston nevoja për të rritur angazhimin dhe llogaridhënien në nivelin kombëtar për të sjellë një ndryshim real në jetën e përditshme të romëve.

Kjo kornizë fton Shtetet Anëtare të zhvillojnë, miratojnë dhe zbatojnë dokumente strategjike kombëtare rome, që të përfundojnë zhvillimin e këtyre kornizave kombëtare deri në Shtator 2021.

Kosova si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor përfaqëson një përparësi gjeostrategjike për BE-në andaj Komisioni bënë thirrje për përafrimin me politikat e BE-së, kështu Qeveria e Kosovës iu përgjigj kësaj pritjeje në përputhje me vullnetin e saj  dhe me kornizën e BE-së për Strategjitë e integrimit të romëve deri në vitin 2020.


Në dokumentin e korizes së re të BE-së për Romët, Bashkimi Evropian angazhohet të vazhdojë mbështetjen për reformat dhe përafrimet me kërkesat e BE-së në nivele rajonale dhe kombëtare përmes Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit 2021-2027 – pasi që të miratohet. Plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor identifikon fushat prioritare të investimeve për të rritur konvergjencën, rritjen dhe konkurrencën në rajon, veçanërisht në mbështetje të grupeve të margjinalizuara dhe pakicave, me theks të veçantë komunitetet (Romë, Ashkali dhe Egjiptian) në Kosovë. Fonde shtesë të BE-së, në lidhje me rimëkëmbjen nga COVID-19 ose masa të tjera mbështetëse të marrëdhënieve të jashtëme, të tilla si: Instrumentin për zhvillim dhe bashkëpunim fqinjësor (NDICI), për mobilizimin dhe promovimin e përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve në Kosovë.

 
Ndërsa duhet të mirëpresim kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje, sfida kryesore vazhdon të jetë mungesa e vullnetit politik të qeverive kombëtare. Z. Romeo Franz, Anëtar i Parlamentit Evropian tha se: “BE-ja duhet të bëjë më shumë për të siguruar përfshirjen sociale të romëve. Për shumë vite, politikat në lidhje me romët nuk ishin të detyrueshme dhe kjo duhet të ndryshojë. Ne i bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së të njohin zyrtarisht anti-gjipsizmin, i cili është shkaku kryesor i përjashtimit shoqëror të romëve dhe të marrin masa legjislative për ta luftuar atë”.

Në këtë drejtim, më 17 shtator 2020, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë mbi Zbatimin e Strategjive Kombëtare të Integrimit të Romëve: luftimin e qëndrimeve negative ndaj njerëzve me prejardhje rome në Evropë dhe brenda këtij dokumenti i bëri thirrje Komisionit të paraqesë një propozim legjislativ të përqendruar në luftën kundër antigjipsizmit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës dhe shëndetit të romëve.

Komisioni Evropian dhe Qeveritë Kombëtare duhet të gjejnë një mënyrë për ta bërë zbatimin e masave të detyrueshme si një nga parakushtet për sukses.

Por le të shpresojmë gjithashtu për solidaritet e do të punojmë së bashku dhe se do ta kuptojmë njëri-tjetrin, në mënyrë që të mund të bëjmë progres të vërtetë deri në vitin 2030 për të sjellë një Evropë në të cilën individët dhe komunitetet (Rom, Ashkali dhe Egjiptian) në  Kosovë, të kenë mundësi të barabarta në të gjitha sferat e jetës, të përfitojnë nga përfshirja socio-ekonomike dhe marrin pjesë në mënyrë të barabartë në shoqëri.  /KultPlus.com

https://www.facebook.com/vorae/videos/668432997414615

8 Prilli dhe COVID-19

Nga Denis Galushi

Dita Ndërkombëtare e romeve u krijua në vitin 1990 në Varshavë, ku ishte mbajtur kongresi i katërt i Unionit Rom Ndërkombëtar (IRU). Edhe këtë vit, mesazhi i kësaj ditë është: Paqe për të gjithë Romët në një botë pa diskriminim, racizëm dhe luftë. Një reagim në lidhur me këtë e ka bërë edhe gazetari Denis Galushi ku ka sjell vëmendjen te kjo ditë duke potencuar faktin që romët vazhdojnë të diskriminohen.

Postimi i plotë i Denis Galushit:

Ne fjalorin e fundit te publikuar nga romologu z. Ljatif Demiri dhe znj. Dijana Vlatkovic, romisht-kroatisht, dhe kroatisht-romisht, i cili ka rreth tridhjete mije fjale, mund te vereni qe, fjala ”urrejtje” nuk ekziston.

Pra, ta pyesesh nje rom se, si thuhet ne gjuhen rome ”urrejtje”, nuk do te dine se si t’pergigjet!

Poashtu, fjala ”kufije”, nuk e ka nje term adekuat ne gjuhen rome, por ne, ne Kosove, e perdorim fjalen ”samatrand”, per kufije, me gjase eshte lokalizem i ndonje gjuhe.

Me shkase po ndalem tek keto dy terme, qe sot ne pervjetorin e 49 qysh nga shenimi i 8 prillit 1971, kur edhe zyrtarisht filon te pranohet kjo date ne Kongresin e Katerte te Polonise, ne vitin 1990, romet anembane botes e manifestojne kete dite.

Ngase, shumica prej tyre zgjedhin t’flasin per historikun e kesaj dite, une e bashkekombasite e mi, jo vetem ne Kosove por edhe me gjere, ende ballafaqohemi me pyetjen;

– Si eshte gjendja e komunitetit?
– A ka te shkolluar?
– A keni kulture ju,a ?
– A keni flamur ju, a?
– A keni gjuhe ju, a?
– A sjeni ”rumun” ju, a?

Pra, duhet te kaloje nje vit i tere qe, vemendjen me te madhe t’a marrim vetem per 8 prill, ndonese nuk do ta marrim edhe aq shume kete vit ndoshta, shkaku i pandemise se covidit 19 – coronavirusit, nga i cili po kemi frike si ne, romet, poashtu si ju, ”romet”.

Po, po. Edhe ju qe po lexoni jeni rome! Rom, do thote njeri, roma-njerez. Pra, edhe ju, a nuk jeni rome-njerez?

E, kete, ne, me mijera e qindra vite po mundohemi me ia tregu botes qe, nuk keni nevoje me na thirre me terma pezhorative, por ne emrin rom, qe do te thote njeri, dhe roma njerez, e poashtu gjuha jone, romishtja, e pasur me dhjetra dialekte, e gjashtembedhjete t’folme, qe edhe jane pjese karakteristike e flamurit gjelberte-kalterte, me gjashtembdhjete ”qakre” – drunje, dhe ngjyrat ne fjale simbolizojne barin, njerez te tokes, dhe ngjyra e kalterte qiellin, njerez qe nuk deshirojne te kufizohen, por te shperndajne dashuri anembane botes!

A e kuptuat tani pse nuk ekzistone fjala ”kufije”, ne romishte?

Jo!
Jo?
Po e sqaroje.

Ne kohen kur perandorite te ndryshme, fuqite me te mdha boterore kane luftuar per te okupuar, e me arsyetimin per te cliruar vende, e per te vene kufije ne toke, romet falenderuan Zotin dhe thane;

”Ne nuk deshirojme te okupojme, e as te luftojme, toka eshte e Jotja, Zot, le t’na lejojne te jetojme te qete dhe pa luftra”. Por, cfare ndodhi? Zoti e degjoj kete lutje, por jo edhe njerezit, ata na tradhtuan!

Na luftuan, masakruan, e asgjesuan me shume se nje milion e gjysem rome vetem gjate Luftes se Dyte Boterore! Me arsyetimin qe nuk ka vend ne umbrellen e qiellit te Zotrave per ne.

Por, ne vazhduam t’jetojme dhe te shperndahemi ne bote, ashtu si e beme per here te pare ne vitin 1018 nga India, duke dhene mesazh permes flamurit dhe himnit ”gjellem, gjellem”, qe do te jetojme pa kufi, pa urrejtje, por me plote dashuri.

E kuptuat tani pse ”urrejtja” nuk ekziston ne romishte, por vetem dashuria?

Jo! Jo? Edhe nje sqarim.

Nje fjale e urte popullore thote; ”Ata me gure, e ti me buke”.

Buken sot ne ua japem njerezve permes brumit te saj te ndryshem.

Brumi i bukes i cili ndahet ne art, leteresi, sport e politike.

– Ua dhame Pablo Picason, i cili me ngjyrat e tij te arta, i dha kuptim botes se erret.

– E poashtu permes artit te Chai Stojkas, i dhame ngjyre jetes edhe pse ajo me njezete pjestare te familjes ishin pjese e ”kasaphanes” Aushëitz, por mbijetoj, dhe Viena e Austrise te ndjeren Cojka, sot shume e cmon dhe artin e piktures se saj.

– Ne kohen kur leteresia kishe me shume nevoje per stilet e saja te ndryshme, doli ne skene Katarina Taikon, romja nga Suedia, e cila aq shume u inatose me ju qe nuk e lejuat te edukohej per 20 vite shkaku qe ishte rome!
Por, ajo, aq mire e bukur u ”hakmarre” ndaj jush, duke ia dhene vetes fjalen;

”Mundem, edhe pse jam rome, dhe do t’ia dale”.

Ashtu doli. Sot, ju me kokeulur ndoshta lexoni librat-perallate e saja per femijet e juaj! Por, emri i saj me krenari eshte sot ma i lexuari ne Suedi.

– Bota sot e lexon dhe e cmon shkrimtarin dhe poetin, Mateo Maximov, te cilin e paragjykuan pse ishte rom dhe e rahen neper burgjet e Parisit, por kur kuptuan se qenka i shkolluar dhe nje pastore, e liruat nga burgu, dhe ne simbol te ”faljes” ndaj jush, ia hapet biblioteken ne qendren e Parisit me emrin e tij ”Mateo Maximov”.

– Kur u mendua se, gjurmet e Luftes se Dyte Boterore do te zhduken dhe s’do kete asnje shkrim per kete, doli ne skene i shumelexuari, artisti, poeti e shkrimtari rom nga Finlanda e Marti Ahtisarit, Veijo Baltazar, qe sot e ringjalli kulturen rome permes shkrimeve te tij te arta.

– Edhe ne ate vend ku te gjithe therrasen me nje emer;

”Yes, I’am American”,

pa dallim etnie, gazetari RONALD LEE e pranon qe eshte Amerikan, por me etni rome.

Jo qe nuk ka deshire te therritet ne shtetesi, por permes shkrimeve te tij gazetareske, e mbane te verteten e gjuhes, historise dhe kulturese sone.

– Kur disa rome i ndaluan qe te shkonin ne shkolla duke i segreguar edhe pse kishin talente te ndryshme, ua perkujtone jazz muzicientin Jango Reinhard, i cili me vetem dy gishta i bjerte gitares, sepse duart i kishte te paralizuara. Por, kjo nuk u bere shkase qe ato ta therrasin ”Kingu i Jazz Muzikes”.

– E kur disa grate arrijne moshat e dyzetave, me siguri iu be ne mend sexy aktorja nga Hollyëoodi, e cila ne kete moshe arriti kulmin e karrieres se saj, me plote 71 role.

Eshte ajo Rita Heyëort, e cila, me karrizmen dhe stilin e saj, e sidomos doreza e zeze ne nje krahe dore, lene goje hapur shikuesit me stilin e saj atraktiv. Ketu, duke e mos harruar edhe aktoren tjeter, Ava Gardner.

– Boksin e kuptojme tamam si sport, e asnjehere perleshje private. Kete, me se miri e deshmoi, Tayson Fyrri, edhe ato dy here duke vallezuar ne ring prane dy boksiereve, mandej edhe disa prej tyre ish kampion. Pra, njehere prane Vladimir Klickos, e pastaj edhe prane Anthony Yoshuas ne 2020.

Mos te harrojme ketu edhe Joe Saundersin, te afermit e ”Gypsi Kingyt”, Fyrri, i cili eshte kampion ne peshat e t’mesme t’renda.

– Keto, dhe shume vlera tjera i kam cekur ne shkrime, poashtu edhe ne emisione te ndryshme, por shumica e njerezve per fat te keq, neve ende vazhdojne t’na paragjykojne, sepse;

1. Shumica prej tyre e sheh komunitetin rom si “kafshate perfitimi” ne emrin e tyre, e jo si komunitet i cili eshte i afte per iniciativa te ndryshme per t’mire t’shoqerise.

2. Shumica prej tyre nuk duan te besojne qe, kemi njerez te ndritshem te cilet mund ta udheheqin dhe permisojne kete shoqeri pa pike dyshimi.

3. Shumica e tyre deshirojne t’i shohin romet si ankues, te pavlefshem dhe rob, e jo si model dhe lider!

4. Shumica prej tyre t’vetmen gje qe duan ta dine jane: kontenierat dhe semaforat!

5. Shumica prej tyre e dine, por nuk duan te besojne qe, ka nxenes te dalluar ne klase dhe jane: KRENARIA e shkolles!

6. Shumica prej tyre nuk deshirojne me besu qe, ka studente qe largohen nga ora e mesimit per shkake qe profesorin e zene n’gushte duke bere pyetje e duke permisuar ate!

7. Shumica prej tyre deshirone qe ne t’ndihemi inferior ndaj tyre, e ata superior ndaj nesh!

8. Shumica prej tyre marrin pergjegjesi
per te “prezantuar kulturen rome” me tarabuke dhe kenge sokaqeve, edhe pse e dine qe eshte me e pasur, por ju dhemb ta pranojne!

9. Shumica prej tyre nuk deshirojne te besojne qe kemi: edukatore, ekonomiste, juriste, gazetar, profesore, fizoterapeut, aktore…rome

10. Shumica prej tyre deshirojne qe, me ane te etiketimit, nencmimit, perbuzjes te fitojne miliona ne emrin tone.

11. Shumica prej tyre qe punojne me komunitetit rome, mbase orarit punes thone; “shyqyr qe e perfundova orarin me maxhupe”, harrojne qe familjen e mbajne duke punuar me maxhup!

12. Shumica prej tyre kur e sheh nje imazh jo te lakmueshem, bejne sikur ju dhimbsemi, dhe kur na shohin duke zoteruar gjuhen e tyre me mire se vet ata, deshirojne nga xhelozia edhe gishtat e thenjeve me i kepute!

Ata, dhe shume te tjere kane deshire t’na shohin ashtu si vete ata deshirojne, por assesi jo ashtu sic vertet jemi ne!

Ishim, jemi dhe do jemi rom, me gjuhe e kulture, histori e tradite, flamuj e himn.

Por, cfare me shtetin tone?

Po. Bota eshte shteti jone!

Bahtalo 8 Aprili – Lumiako Dive e Romengo

Urime 8 Prili – Dita Boterore e Romeve. / KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Romëve

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale.

Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë i mbajtur në prill të vitit 1971.

Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz Liszt dhe Johannes Brahams. Violina, kitara she klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikantëve romë.

Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës rome, ka ruajtur elemente nga India, ashtu siç edhe ka përfshirë elemente nga kultura e vendeve në të cilat romët kanë jetuar. Kërcimi Flamengo përfaqëson shembullin më të dukshëm të kontributit të romëve në stilin e përgjithshëm të kërcimeve.

Gjuha rome është ruajtur mirë dhe flitet në të gjithë botën në dialekte të ndryshme. Vitet e fundit shumë studiues kanë punuar për ta standardizuar gjuhën rome duke prodhuar abetare dhe fjalorë.

Analizat gjuhësore kanë treguar se ajo është shumë e ngjashme me gjuhët e folura në Indinë qendrore dhe veriore, dhe kjo lidhje gjuhësore besohet se dëshmon origjinën gjeografike të romëve.

Romët kanë shkëlqyer edhe në punimet artizanale si në punimin e metalit, qëndisjen dhe gdhendjen e bizhuterive. Shportat e kashtës të punuara me dorë janë një tjetër produkt tipik i romëve.

Veshjet tradicionale përdoren akoma gjerësisht në disa komunitete rome, ku gratë veshin fund të gjatë të lidhur në të majtë të belit, një bluzë dekolte, një jelek bolero, një përparëse dhe vathë me ngjyra.

Flamuri rom është flamuri ndërkombëtar i romëve. Ai është krijuar nga Unioni i Përgjithshëm i Romëve në Rumani në vitin 1933 dhe u miratua nga përfaqësuesit ndërkombëtar romë në vitin 1971.

Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa jeshilja përfaqëson tokën dhe të korrat. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të kuqe (chakra) në kujtim të origjinës indiane të romëve, e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresin. 

Kjo ditë në Kosovë do të shënohet me disa aktivitete të paralajmëruara nga institucionet e vendit. / KultPlus.com