Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Ishte 2 tetori, ditëlindja e Mahatma Gandhit data të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi ta emërtoj si “Dita Ndërkombëtare e Jo-Dhunës”, shkruan KultPlus.

Arsyeja e këtij kombinimi mes Gandhit dhe shënimit të kësaj dite në kalendarin botëror qëndron në faktin se ai i rezistoi diskriminimit racor në Afrikën e Jugut, bëri fushatë për çlirimin indian nga sundimi britanik dhe luftoi kundër sistemit të rreptë të kastave të Indisë.

KultPlus në Ditën Ndërkombëtarë të Jo-Dhunës ua sjell disa thënie për paqen:

Mahatma Gandhi: Parimi i parë i veprimit të padhunshëm është ai i mos-bashkëpunimit me gjithçka poshtëruese

Dr.P.S. Jagadeesh Kumar: Mosdhuna mund të mos i zgjidhë të gjitha problemet tuaja; dhuna do të jetë shkak për të gjitha problemet tuaja.

 Martin Luther King Jr: Në Qendrën e mungesës së dhunës qëndron Parimi i Dashurisë.

James F. Twyman: Jo-dhuna është përgjigja për pyetjet e kohës sonë. Dashuria do ta pushtojë të keqen çdo herë.

Thomas A. Edison: Jo-dhuna çon në etikën më të lartë, e cila është qëllimi i të gjithë evolucionit. Derisa të ndalojmë së dëmtuari të gjitha qeniet e tjera të gjalla, ne jemi akoma të egër.

Nëna Terezë: Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri./KultPlus.com

Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës