“Tartufi” nga Shkodra triumfon në “Ditët e Komedisë Shqiptare në Preshevë”, Agon Myftari merr çmimin “Agron Boriçi”

Mbrëmë me shfaqjen “Tartufi” nga Teatri i Shkodrës, përfundoi edicioni i 14-të i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Preshevë, shkruan KultPlus.

Pas përfundimit të shfaqjes, menjëherë u bë edhe ndarja e çmimeve të këtij edicioni, ku çmimi kryesor Shfaqja më e Mirë e Festivalit iu ndan shfaqjes “Tartufi” me regji të Kushtrim Bekteshi nga Teatri “Migjeni” në Shkodër.

Regjia më e mirë, çmimi “Agron Borici” iu nda regjisorit Agon Myftari me shfaqjen “Shfaqja që shkon mbrapsht” nga Teatri i Shkupit.

Çmimi aktori më i mirë i festivalit shkoi për Adem Karagën ndërsa aktorja më e mirë për Rita Gjeka.
Roli më i mirë joprotagonist mashkull Shpëtim Selmani në shfaqjen”Peer Gynti nga Kosova” ndërsa roli me i mirë joprotagonist femër Aida Elezi në komedinë “Shfaqja që shkon mbrapsht”

Çmimi special i jurisë iu dha aktorëve nga Teatri i Preshevës me shfaqjen “Maratonistët” dhe çmimi special i festivalit shkoi për aktorin Burhan Amiti./ KultPlus.com