Produksioni “Djemt e Abdullahit” shpallë audicion për filmin Rruga “Fan Noli”

Produksioni “Djemt e Abdullahit” ka shpallur audicion për filmin e metrazhit të shkurtër Rruga “Fan Noli” me producent dhe skenarist Milot Hoxha, regjisore Jehona Berisha. Ky projekt është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në këtë audicion kërkohen djem (fëmijë) që i përkasin moshës 8 deri në 13 vjeç, shkruan KultPlus.
Aplikimet mund të dërgohen deri me datën 15 dhjetor të këtij viti, në e-mailin [email protected].

Audicioni do të mbahet në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan.
Më poshtë gjeni se çfarë nevojitet për aplikim./ KultPlus.com