Kasta e aktorëve të “Doctor Who” bashkohet në shfaqje bamirësie për mjekët

Dhjetë aktorët e serialit të famshëm “Doctor Who”, nga pesëdhjetë vjetët e fundit, do të bashkohen për t’iu shprehur falënderime mjekëve të vërtetë dhe pjesëtarëve të tjerë të Shërbimit Kombëtar britanik të Shëndetësisë, në një videokonferencë për mbledhje fondesh organizuar nga BBC-ja.
Organizimi i “BBC One” – “The Big Night” – do të përfshijë aktoren Jodie Whittaker, mjeken aktuale të “Doctor Who”, si dhe aktorët e tjerë që e kanë portretizuar rolin e mjekut të famshëm të serialit.

“Little Britain”, “Peter Kay”, “The Vicar of Dibley” dhe “Catherine Tate” do të rikthehen po ashtu, gjatë speciales triorëshe.

“Children in Need” dhe “Comic Relief” i kanë bashkuar, po ashtu, forcat për herë të parë për këtë ngjarje, e cila do të mbahet në orët e vona të mbrëmjes.

Mjekët e serialit kanë xhiruar mesazhe falënderimi për të gjithë mjekët e vërtetë që janë vënë në vijën e parë të frontit, gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Dhe mesazhet e tyre do të transmetohen përgjatë manifestimit që pritet të zgjasë për të paktën tri orë.

Aktorët që do të marrin pjesë janë të shumtë, duke nisur prej Tom Bakerit, i cili e ka luajtur këtë rol midis viteve 1974-1981, deri te Whittaker dhe Jo Martini që dukej si inkarnimi alternativ i mjekut në dy episodet e mëhershme të këtij viti.

Në pjesën tjetër të manifestimit gjatë natës do të përfshihen Matt Lucas dhe David Walliams, duke e portretizuar “Little Britain”-in në ekrane për të parën herë gjatë më se një dekade.

Dawn French do të ringjallë “The Vicar of Dibley”, ndërsa Kay do ta shpalosë një videoxhirim të ri.

Tate do ta rikthejë nxënësen rioshe Lauren, e cila i shfaq telashet e arsimimit nga distanca me mësuesin e saj, rolin e të cilit e luan Tennant.

Shfaqja treorëshe synon mbledhjen e miliona funteve për personat e rrezikuar kudo nëpër Britani të Madhe, të cilët tanimë janë prekur nga pandemia. Qeveria britanike ka premtuar po ashtu që t’u bashkohet donacioneve publike, me minimum 20 milionë funte.
Programi premton, po ashtu, që të “lartësojë mirësinë, humorin dhe frymën e shpresës, si dhe rezistencën që po e shtyn kombin që të ecë përpara”’.

Në të do të përfshihet edhe shfaqja e një videoje në kushte shtëpiake e një kënge të punuar në bashkëpunim, prej këngëtarëve Dua Lipa, Chris Martin dhe Rita Ora.
Ata – bashkë me këngëtarët, si Ellie Goulding, Jess Glyne, Paloma Faith dhe Rag ‘N’ Bone Man – kanë regjistruar një kover të këngës së “Foo Fighters” nga viti 2003 – “Times Like These”.

Gary Barlow, Steve Coogan, Rob Brydon, Jack Whitehall, Romesh Ranganathan, Miranda Hart dhe ekipi i aktorëve të serialit “People Just Do Nothing” janë mes aktorët të tjerë që priten të shfaqën në këtë organizim. Dhe profesionistë të “Strictly Come Dancing” kanë përgatitur një rutinë të re vallëzimi, në mënyrë që njerëzit të mund ta mësojnë nga shtëpitë e tyre.

Programi do të udhëhiqet Matt Baker, Zoe Ball, sir Lenny Henry, Paddy McGuinness dhe Davina McCall.
“Është gjë aq drithëruese që në fakt të jeni në gjendje të bëni diçka pozitive… sidomos kur është fjala për bashkimin e ‘Comic Relief’ dhe ‘Children in Need’ brenda një nate të vetme”, ka thënë McCall për “BBC Radio 5 Live”. “Në fakt, ne do të jemi në studio, për të cilën gjë unë personalisht jam shumë i gëzuar – të jesh pra në një dhomë me persona të tjerë. Do të jemi në studion e ‘BBC One Show’, e aty do të jemi Matt, Lenny dhe unë gjatë orës së parë dhe të gjithë do të jemi të paktën dy metra larg njëri-tjetrit”.

Sir Lenny tha, po ashtu, për BBC-në se megjithëse do të jenë në një vend, të gjithë do të jenë të distancuar.

“Do ta mbajmë distancën sociale dhe pastaj do të ecim tutje, të gjithë do të bëjnë diçka nga shtëpitë e tyre apo nga një lokacion më i largët. Do të jetë mrekullueshëm”.

Synimi i gjithë kësaj nate është “që t’i bëjmë punëtorët kryesorë të shëndetësisë dhe përkujdesjes shëndetësore që të kuptojnë se ne përnjëmend e çmojmë atë që ata janë duke bëtë”, ka thënë ai.

Duke folur rreth mbledhjes së fondeve, ai ka shtuar: “Shumë projekte që ne i mbështesim na janë drejtuar dhe na kanë thënë se janë vërtet duke kaluar nëpër vështirësi gjatë këtyre kohërave. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë”. / KultPlus.com