Doku.Tech hap eventin dhe regjistrimin falas për edicionin e 6-të

Qershori do të jetë një muaj shumë atraktiv për adhuruesit e teknologjisë, inovacionit dhe mjeteve të ndryshme të komunikimit.

Doku.Tech, që çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin ‘Share’, Beograd dhe’DokuFest’, sapo ka lansuar eventin, që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 6-të, të quajtur “ Digitizing the Human, Humanizing the Digital”.

Konferenca do të mbahet me 8 dhe 9 qershor në Termokiss, Prishtinë dhe përveç se do të sjellë folës inspirues nga e mbarë bota, do të ketë edhe punëtori të ndryshme rreth teknologjisë, në mënyrë që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të fitojnë aftësi praktike rreth temave të shqyrtuara gjatë konferencës.

Regjistrimi për Doku.Tech është i hapur për të gjithë. Pjesëmarrësit që regjistrohen tani, do të jenë të parët që njoftohen për të gjitha risitë rreth festivalit përfshirë emrat e folësve, emrat e kompanive të teknologjisë që do të jenë prezent, aktivitetet dhe së fundmi muzikantët dhe DJ-të e ndryshëm që do t’i sjellë edicioni i -6-të i DokuTech.

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU. / KultPlus.com