Të premten në Doku Kino vjen dokumentari që zbërthen jetën e barinjve nga Sharri

Premiera e filmit dokumentar “Herd” me regji të Barış Karamuço jepet të premten, në orën 19:30, në Doku Kino në Prizren.

Dokumentari është realizuar në kuadër të projektit ‘Heritage space’ të CHwB-dega në Kosovë dhe paraqet pjesët e jetës së përditshme të fermerëve që jetojnë me kopetë e deleve në malet e Sharrit.

Përmes dokumentarit “Herd” publiku do të njihet me procesin e mjeljes së deleve, bërjen e djathit si dhe në fund kthimin e deleve, në veçanti do të theksohen edhe vështirësitë e përjetuara nga fermerët dhe pika ku mbarësohen kafshët janë fokusi i këtij dokumentari.

‘Heritage Space’ është platformë e nisur nga CHwB Kosova që i krijon hapësirë individëve kreativ të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e punëve të reja, përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme, për zhvillim ekonomik social dhe kulturor në Kosovë.

Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë./KultPlus.com