DokuNights 2025 shpalos programin e plotë: Net magjike në kalanë e Prizrenit me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Për edicionin e 24-të, DokuNights rikthehet jo vetëm si program muzikor, por si një përvojë e pandashme e DokuFest-it – një ritëm që pulson përtej natës, përtej muzikës. Çdo mbrëmje në skenën Sonar, në kalanë e Prizrenit, shndërrohet në një udhëtim mes gurëve të lashtë dhe tingujve modernë, duke shënuar një magji të përbashkët që zgjat deri në lindje të diellit.

Kuruar nga Nita Deda dhe Leart Rama, programi i këtij viti përfshin një spektër të gjerë artistësh – nga këngë ceremoniale shekullore, te tinguj bashkëkohorë që shtyjnë kufijtë e muzikës dhe ndjesisë. Mes artistëve të ftuar janë Byron Yeates, dyshja australiane IN2STELLAR, kuarteti ukrainas Dakha Brakha, dhe emra të tjerë të skenës ndërkombëtare si Cinna Peyghamy, YAAND, urbau dhe upsammy me performancën e saj audio-vizuale “Strange Meridians”.

Në skenë ngjiten edhe artistë vendorë që e ndriçojnë kalanë me shpirtin e vendit: Ylli Limani me balada që bashkojnë brezat, Shkodra Elektronike me tingujt retro-futuristë të këngëve tradicionale, si dhe një rikthim i veçantë nga Ibadet Ramadani, që prezanton albumin e saj të ri në vendlindje.

Festivali kulmon me performancën e Orkestrës së Beratit, që sjell tingujt e pasur të muzikës tradicionale shqiptare, ndërsa nata vazhdon me një festë të pafund në kalanë e Prizrenit për të shënuar 10-vjetorin e Sound Metaphors dhe mbylljen e DokuFest 2025 me një udhëtim muzikor nga Sleep D dhe i vetmi Genc Elezaj.

Tri shtigje, një destinacion. Një andërr kolektive që na bashkon çdo natë – deri sa dritat të ndizen sërish për edicionin e 25-të./KultPlus.com

‘Dokunights’ shpall programin e plotë 

Edicioni i këtij viti sjell DokuNights në një format të ri, njëlloj perqafimi muzikor në mbarë qytetin, me tre  skena të ndryshme që ofrojnë performanca muzikore që shtyjnë kufijtë e eksplorimeve zanore. Kuruar nga Nita  Deda dhe Leart Rama, përzgjedhja e këtij viti përfshin një shumëllojshmëri muzikore dhe një përzgjedhje të  menduar mirë, nga këngët ceremoniale shekullore te performancat bashkëkohore me qasje moderne ndaj tingullit.  

Ndër performancat e spikatura, vlen të theksohet koncerti nga kolektivi palestinez i muzikës shamstep 47 Soul,  një performancë e krijuar për DokuFest nga Tiran Willemse dhe Nkisi, një natë rave në kala me një nga kolektivet më ikonikë të Berlinit, Hypersoft, e paraprirë nga një performancë kinematike live nga Gianmarco dhe një  performancë e re live A/V nga muzikanti i njohur eksperimental elektronik, Actress.  

Agona Shporta e Prizrenit do të promovojë albumin e saj të parë në qytetin e saj të lindjes me një grup të njohur  muzikantësh jazz. Producentja e muzikës elektronike nga Prishtina, Eljesa Beka, do të prezantojë gjithashtu një  album shumë personal në festival, të ndjekur pas nga një performancë live kuadrofonike nga legjenda finlandeze  e muzikës, Aleksi Perälä. Herrensauna kthehet në DokuFest me një performancë të veçantë që përfshin kom pozime zanore dhe këngë të shenjta sufi me Gegezen, ndërsa grupi danez i muzikës pop, indie-rock, post-rock  dhe elektronike, Efterklang, do të prezantojë një film dhe një koncert në Kinemanë Lumbardhi.  

Festivali do të hapet me artisten e një bote krejt tjetër Aïsha Devi, e cila do të performojë punën e saj të re  vizuale dhe muzikore “Les Immortelles,” dhe do të mbyllet me një koncert nga Orkestra Shkodra, duke vlerësuar  trashëgiminë e pasur të qytetit të Shkodrës dhe shpirtin artistik të qytetit ku të gjithë këndojnë./express/KultPlus.com 

DokuFest zbulon programin e plotë të DokuNights XXI

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” ka zbuluar formacionin e plotë dhe masiv të DokuNights të kuruar nga vetë Leart Rama, duke ndarë me ju artistët interpretues, orarin dhe vendndodhjet për festivalin e ardhshëm.

DokuNights i këtij viti do t’ju çojë në një udhëtim në të ardhmen dhe më gjerë, me tingujt futuristik të

performuesve si Sega Bodega, Hercules & Love Affair, DMX Krew, Detroit in Effect, Roza Terenzi mes

shumë të tjerëve!

Biletat mund t’i gjeni këtu: https://dokufest.com/al/2022/dokunights

// ANDRRA STAGE //

E premte 05.08

DMX KREW / D. DAN / PANDAUDIO / TADI

E shtunë 06.08

ROZA TERENZI / ADAM PITS / MAARA / LEART RAMA

// KINO LUMBARDHI BAHCE //

E hënë 08.08

HERCULES & LOVE AFFAIR

E martë 09.08

EDONA VATOCI / THIS IS NOT

// ANDRRA STAGE //

E mërkurë 10.08

SEGA BODEGA / ZEBRA KATZ / MATALE

E enjte 11.08

OFF THE MEDS / ELISE / BLERTA KOSOVA

E premte 12.08

PHASE FATALE / SCHWEFELGELB / SOPHIE DU PALAIS / LEO LUMEZI

E shtunë 13.08

DETROIT IN EFFECT / JENSEN INTERCEPTOR / CEEPHAX ACID CREW / GENC ELEZAJ

Tani online në RESIDENT ADVISOR :

https://ra.co/events/1566841 / KultPlus.com