Studentja shqiptare në Vjenë garon për çmimin ‘European Women of Legal Tech 2020 Award’

Doruntina Berisha është studente dhe asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Vjenës.

Ajo është në garë për çmimin “European Women of Legal Tech 2020 Award”. Ky nominim i Doruntinës ka ardhur falë kontributit të saj në udhëheqjen e projektit për zhvillimin e mësimit digjital në Universitetin e Vjenës gjatë kohës së pandemisë të këtij viti.

“Gjatë pandemisë kam krijuar platformën për të gjithë profesorët e Vjenës që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim online. Kjo platformë “Survival Guide” nuk u shpërnda vetëm në Universitetin e Juridikut në Vjenë, por edhe në Universitet e tjera në Austri”, është shprehur Doruntina Berisha për Albinfo Austria, transmeton KultPlus.

Doruntina Berisha studion për Juridik dhe Fizik në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2017 ajo u pranua asistente në Departamentin e Inovacionit dhe Digjitalizimit të profesor Nikolaus Forgo në Fakultetin Juridik.

Semestrin vjeshtor të vitit 2019 ajo e përfundoi në Universitetin  e Santa Clara në Silicon Balley (Kaliforni, Amerikë), ku u specializua në IT-, IP për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave me një fokus të veçantë në Inteligjencën Artificiale dhe „Legal Tech“.

Doruntina ka publikuar dy kapituj të një libri: një artikull për ligjin dhe mbrojtjen e të dhënave dhe një tjetër për ligjin e IP-së. (Intellectual Property Law).

Në këtë garë, Doruntina është e vetmja shqiptare në mesin e shumë nacionaliteteve të tjera. / KultPlus.com