107 vite nga lindja e Arthur Miller, dramaturgu i njohur amerikan

Artur Milleri i lindur në Nju Jork, vije nga një familje e jahudive austriak që ishin mërguar në ShBA. Familja e tij humbi pasurin gjatë viteve të krizës ekonomike botërore. Nga viti 1934, Milleri studioj publicistiken dhe gjuhen dhe literaturën angleze pranë Universitetit të Miçigenit. Krahas studimeve ai punojë ndër të tjera edhe si reporter dhe ndihmës në labor. Pas përfundimit të studimeve më 1938, Milleri shkroi pjesë për dëgjim dhe pjesë aktrimi.

Më 1945 doli romani i tij Pika Kyçe i cili e bëri të njohur Millerin si tregimtar. Shpërthimin si dramaturg i solli drama e tij Të Gjithë Bijtë E Mij (1947): Një fabrikat makinash me dijeni dërgonte pjesë rezeve të prishura për forcat ajrore, dhe në këtë mënyrë shkakton rrëzimin e 21 avionëve dhe vdekjen e njësiteve ushtarake në to. vetëm vetëvrasja e të birit të tij shkakton që edhe ky të ndiejë vetën përgjegjës për të tjerët. Më 1949, Milleri arrin sukses botërorë me Vdekja e Tregtarit Udhëtar.

Në dramën e tij Shikimi Prej Urës (1955) ai tematizonë ngjarjen e xhelozisë në mileun italiano-amerikan të qarkut të limani të Nju Jorkut nën urën e Bruklinit. Ndërsa pjesa e tij Kujtimi Në Dy Të Hënat (1955) paraqet botën moderne të punishteve. Nga mesi i viteve 50-ta, Milleri citohet nga senatori Mek Karti (McCarth) iKomiteut për sjellje jo amerikane, dhe denucohet si mik i komunistëve. Një padi në të holla dhe burgim e ngrehur për shkak të mos pranimit që të fliste më vonë u tërhoq.

Më 1956 Milleri për herë të dytë martohet, këtë herë me Merlin Monron (Marilyn Monroe); për atë, ky shkroi më 1959 librin e filmit të Gjon Hustonit (John Huston) I Pashoqërueshëm (1961) – filmi i fundit si për Merlin Monron po ashtu edhe për Klark Gablesin (Clark Gables). Në dramën Pas Mëkatit (1964), Milleri lëkundet për përkushtimet qendrore të tij, pyetja e fajit dhe përgjegjësisë së individit dhe shoqërisë.

Figura e avokatit merret si pasqyrë vetëfigurimit të Millerit, me figurën Magi ai portretronë ish gruan e tij tani më të vdekur Merlin Monron. Në dramën Çmimi (1968) Milleri demonstron se si shkatërrohen marrëdhëniet njerëzore nëpërmjet këmbënguljes së arritjes së qëllimeve ekonomike egoiste. Më 1983, Milleri inskenon në Pekin në teatrin popullor me aktor kinez pjesën Vdekja e Tregtarit Udhëtar. Rreth kësaj pune ai ka botuar një ditarë. Përkrahë Tenesi Uiliamit (Tennesse Williams), Milleri merret si përfaqësuesi më i rëndësishëm i realizmit psikologjik amerikanë. / KultPlus.com

“E dashura ime perfekte”, kur Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes

“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.

Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer.

“Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.

Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe. Fatkeqësisht martesa e Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

Miller do të shprehej më vonë se “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.

Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.

“Merlin vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai. / KultPlus.com