Dritëro Kasapi, drejtori i ri i Riksteatern në Suedi

Regjisori shqiptar Dritëro Kasapi është zgjedhur drejtor i ri i Riksteatern – kompanisë teatrore të njohur në Suedi.

Me rreth dy dekada përvojë pune si drejtor artistik dhe si regjisor në Suedi dhe në shtete tjera evropiane, Kasapi ka marrë kësisoj postin e tij të radhës.

Ai vjen nga Maqedonia dhe do të fillojë punën në këtë pozitë në nëntor të këtij viti.

‘Riksteatern është një institucion me njerëz të talentuar dhe i cili u jep mundësi të ndryshme artistëve. Më vjen mirë që kam fituar besimin për të udhëhequr me këtë teatër, e kam përcjellë për shumë vite dhe mendoj se do të ndihmoj në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm” ka thënë Kasapi për mediat suedeze.

Ai ka inskenuar ndër vite punë nga Bertol Brecht, Henrik Ibsen e Carlo Goldoni.
Janë rreth 240 asociacione që janë pjesë e Riksteatern – të cilat edhe e financojnë atë, pasi ai shërben si teatër lëvizës nëpër Suedi me qëllimin të prodhojnë vepra teatrore me kualitet që ato të shihen më pas nga njerëzit e të gjitha zonave në Suedi. / KultPlus.com