Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2025
“Hampstead News” ka botuar, të enjten e 30 nëntorit 1944, në ballinë, homazhin e Mbretit Zog me rastin e ndarjes nga jeta askohe të udhëtares dhe shkrimtares britanike Edith Durham, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Homazhi i Mbretit Zog për eksploruesen

Mbreti Zog i Shqipërisë i bëri homazhe javën e kaluar zonjushës Edith Durham, udhëtare dhe shkrimtare, e cila vdiq më 15 nëntor në Glenloch Road, Hampstead.
“Të gjithë jetën e saj ia kushtoi Shqipërisë”, tha ai. “Ajo na dha zemrën e saj dhe fitoi zemrën e malësorëve tanë, për të cilët kishte simpati të veçantë. Shqiptarët nuk e kanë harruar kurrë — dhe nuk do ta harrojnë kurrë — këtë grua angleze, sepse kujtimi i miqve të tyre të vërtetë mbetet përjetë me ta.”/ KultPlus.com
