Si mbetën termat e majta dhe e djathta në politikë

Në politikë çdo gjë është e ndarë. Partitë, antëtarët e tyre ndahen në të majtë e të djathtë, varësisht nga mendimet e pozitat që kanë, por si kanë lindur këto terme? Termat “e majtë” dhe “e djathtë”, u shfaqën për herë të parë gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789.

Gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789, anëtarët e Asamblesë Kombëtare ishin ndarë në mbështetës të mbretit në të djathtë të presidentit të Asamblesë, dhe mbështetësit e revolucionit në të majtë të tij.

Ndonëse këto fjalë janë shumë të përdorura dhe aspak të panjohura, atë vit në Francë u ndanë për të qenë gjithmonë në skenën poltike në mbarë botën.

Sot, mund të sqarohen edhe kështu: E majta promovon paketën e ndihmës sociale, ç’ka do të thotë se pensionet sociale apo mbështetja e shtetit ndaj individit është shumë e madhe. E djathta mendon se “supë falas nuk ka”, ndaj programet sociale janë shumë të reduktuara, ndërsa taksat që qytetarët duhet të paguajnë janë shumë të ulëta. Kjo, pasi e djathta mendon se njeriu duhet të ketë lirinë për ta shpenzuar apo investuar vetë kapitalin e tij.

Një tjetër diferencë mes këtyre dy ideologjive janë edhe pyetjet që ndërtojnë. Në hartimin e një politike, e djathta pyet se “A është e dobishme?” E majta është më e shqetësuar për çështjet morale, ndaj pyetja themelore është “A është e drejtë?”

Pak histori për Revulocionin Francez, që bëri këtë ndarje për herë të parë:

Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën.

Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit Luigji XVI dhe mbretëreshës, Marie Antoinette Josèphe Jeanne de Habsbourg-Lorrain, do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian Robespierin, i cili legjitimoi Regjimin e Terrorit./gazetametro/ KultPlus.com