‘EC’ realizon performancën publike ‘Për një shfrytëzim të sigurt të hapësirave publike’

EC ka realizuar performancën publike ‘’Për një shfrytëzim të sigurt të hapësirave publike…’’ e cila ka adresuar rëndësinë e kujdesit të qytetarëve gjatë shfrytëzimit të hapësirave publike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Gjatë kësaj performance është bërë shpërndarja e mesazheve senziblizuese lidhur me kujdesin që qytetarët duhet ta ndërmarin gjatë shfrytezimit të hapësirave të përbashkëta, me qëllim të zvogëlimit të mundësisë së përhapjes se virusit SARS-CoV-2 tek shfytëzuesit e tjerë potencial. Poashtu është bërë vendosja e porosive për distancim social në parqet e qytetetit të Prizrenit dhe mobiliarit urban përkatës.

Porositë senzibilizuese kanë bërë thirrje për përdorim të maskave, kujdes të higjienës personale dhe distancim të mjaftueshëm social në rrugë, sheshe, parqe dhe hapësira të tjera publike, ku frekuentimi i qytetarëve është vërejtur të jetë dukshëm më i koncentruar pas thirrjes së autoriteve shtetërore për evitimin e hapësirave të mbyllura.

EC ka parë me shqetësim se si në këto hapësira, të cilat u shërbejnë të gjithëve pa dallim, jo gjithmonë respektohen masat e paracaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rrjedhimisht, përmes këtij aktiviteti senzibilizues, EC ka bërë thirrje në kujdes të shtuar të qytetarëve me qëllim të mbrorjtes së tyre dhe të afërmve të tyre gjatë qëndrimit në hapësira publike ndaj rrezikut të pandemisë.

Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpalli shpërthimin e sëmundjes së Koronavirusit të ri në Provincën Hubei, Kinë si një Emergjencë të Shëndetit Publik me rëndësi ndërkombëtare. OBSh konstatoi se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet e tjera të botës për të shpallur më 11 Mars shpërthimin e koronavirusit pandemi globale. Në Kosovë deri më sot shënohen 5.735 raste të prekura me COVID-19 si dhe 135 raste të vdekjes, ndërsa javët e fundit përhapja e virusit ka shënuar rritje.

Performanca publike ‘’Për një shfrytëzim të sigurtë të hapësirave publike…’’ u organizua në kuadër të aleancës për ‘’Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë’’ e cila përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që mbështetet nga Qeveria e Suedisë. / KultPlus.com